Përgatiti për shendeti.com.al: Elena Beta
Kur mendojmë për Aloe Verën, gjëja e parë që na vjen në mendje është përdorimi për të zbutur dhe shëruar të djegurat nga dielli.
Megjithatë, kjo bimë kaq e pasur me lëndë ushqyese përdoret kudo në botë për raste nga më të ndryshmet dhe shpesh mund të bëjë mrekullinë në shëndetin tuaj.
Fuqia shëruese e këtij ilaçi të vjetër dhe të mirat e tij në sistemin e imunitetit përforcojnë të gjithë organizmin, balancojnë aftësitë vetëshëruese të trupit të njeriut, krijojnë harmoni dhe ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve. Kërkimet shkencore tregojnë se kur Aloe Vera merret për përdorim të brendshëm ka një ndikim pozitiv në rruazat e bardha duke rritur rezistencën e tyre kundër viruseve të infiltruara.
Bima nga ana e jashtme mund të ngjajë si një kaktus, por Aloe Vera i përket familjes së bimëve zambakore, që rriten gjithmonë të blerta në klimën subtropikale në tokë të pasur me minerale, por gjithashtu edhe në rajone të thata. Për këtë arsye, kjo bimë e jashtëzakonshme që depoziton ujin njihet edhe si “zambaku i shkretëtirës”. Rreth 300 lloje të ndryshme të kësaj bime rriten në Afrikë, Australi, Amerikën e Mesme dhe atë Jugore, në Rusi si dhe në rajonet aziatike si Japoni, Kinë dhe Indi. Brenda një numri të madh të kësaj ekzistojnë vetëm katër lloje, të cilat dalin si më efektive.
“Aloe mjekësore” është me vlera shumë të mëdha për mirëqenien njerëzore. Bima arrin efektivitetin e plotë të saj pas tri apo katër vitesh të një rritjeje pa probleme. Aloe Vera grumbullon një shumë të madhe lëngu brenda gjetheve të saj 40-60 cm të gjata dhe 6-10 cm të trasha.
Ky lëng i pangjyrë në formë xhelatine mbrohet nga një shtresë e dylltë dhe siguron një përqendrim shumë të lartë lëndësh ushqimore. Për shkak të aftësisë së saj të lartë lidhëse dhe të një niveli të lartë të përbërësve aktivë të kësaj depozite lagështie, Aloe Vera njihet si një bimë shëruese shumë e kërkuar, 3-4 herë më shumë se çdo bimë tjetër dhe për një kozmetikë popullore prej mijëra vitesh.
Por nëse deri tani shumë nga ju e kanë marrë xhelin e aloe Vera të gatshëm në qendra kozmetike, kjo video ju udhëzon se si ta nxirrni vetë nga gjethet e bimës./ Shëndeti.com.al


