Xhoia: Si rashë në peshë me programin “Të dobësohesh shëndetshëm”

Pas trajnimit të bërë te “Te Stela Resort” në sajë të programit “Të dobësohemi shëndetshëm”, tre vajzat e përzgjedhura flasin për rezultatet. U tha që në krye të herës se synimi ishte të nxirrej një model dobësimi i shëndetshëm dhe se, në ndryshim nga qendrat e dobësimit që flasin për trup të bukur në dëm të shëndetit, këtë herë do të bëhej përpjekje për trup të bukur e të shëndetshëm.

lluka heqimiNë fillim të trajtimit që zgjati rreth 4 javë, mjeku Lluka Heqimi tha se për secilën nga pjesëmarrëset shpresohej që të arrihej një rënie peshe 3-4 kg, që është edhe pesha ideale për këtë periudhë kohe trajtimi.

15-vjeçarja Xhoia tregon se uli 2 kilogramë për atë periudhë diete të ndërthurur me palestër që bëri “Te Stela Resort”. Xhoia ishte 92 kilogramë në fillimet e saj dhe ishte e rregullt në palestër.

“Për pjesën e ditës nuk mund të flas, sepse në fakt u bë sipas udhëzimeve të mjekut, por për mua vaktet ishin tepër të bollshme isha e ngopur pas çdo vakti. Nuk pati asnjë problem me ushqimin.

“Për ushtrimet në palestër ishin mjaft mirë dhe instruktori mjaft i mirë. Ushtrimet i kam bërë me dëshirë. Në fakt shpresoja që të kishim edhe not, por stërvitja u përqendrua më shumë në palestër për të krijuar muskuj. Mund të them se gjithçka shkoi mirë”, thotë Xhoia, ndërkohë që shprehet se në trajtime të tilla do të preferonte më tepër që mjeku të ishte i pranishëm gjatë gjithë kohës së trajtimit, dhe jo thjesht në fillim dhe në fund.

Dr. Heqimi duke kryer kontrollet shëndetësore me Xhoian

Dr. Heqimi duke kryer kontrollet shëndetësore me Xhoian

Xhoia kreu analizat në fillim të trajtimit, të ofruara nga Spitali “Villa Maria” në bashkëpunim me gazetën “Shëndet+”.

Në vlerësimin e tij mjeku tha se për pjesëmarrësen më të vogël në moshë, rënia ishte më e ulët edhe për faktin se për shkak të moshës, ajo është më shumë e prirur për t’u larguar nga dieta.

Trajtimi u përqendrua sidomos tek palestra, duke qenë se sipas mjekëve, mënyra më e mirë për t’u dobësuar shëndetshëm, është krijimi i muskujve dhe jo dobësimi i tyre, siç ndodh rëndom me trajtimet dobësuese që realizohen sot.

Programi “Të dobësohesh shëndetshëm” është nismë e “Te Stela Resort” (i cili vazhdon ende), realizuar me qëllim rënien në peshë pa dëmtuar shëndetin.

Postime të ngjashme

Turqia, destinacion global për shërbime mjekësore: Anadolu Medical Center, lider në këtë rrugëtim
Gjashtë këshilla të provuara shkencërisht për një tru të shëndetshëm
Trajtimi psikosocial dhe shëndetësor i dhunuesve: hallka e munguar për thyerjen e ciklit të dhunës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
 Nga bananet te çokllata e zezë, 6 ushqime që ulin nivelet e stresit
Cilat ushqime ndihmojnë shëndetin e syve?
Çfarë i bën kafja trupit dhe sa zgjat efekti i saj
Angjinarja: Perimi i pranverës që forcon kockat dhe zemrën