Yndyrat bimore që ju shtojnë jetëgjatësinë

Blertina Koka

Një dietë që zëvendëson yndyrat në mish me ato të gjendura tek produktet bimore mund të ul rrezikun e vdekjes së parakohshme të njerëzve me 24-26%, sipas një studimi të fundit.

Yndyrat me bazë bimore, si ato që gjenden tek avokado dhe vaji i ullirit, ul konsiderueshëm rrezikun e vdekjes së parakohshme të një personi, ka zbuluar një studim nga Universiteti i Harvardit.

Më saktësisht, një dietë e pasur me yndyra mono-të-pangopura, me bazë bimore, ul rrezikun e vdekjes së parakohshme me 16%, krahasuar me një dietë në mungesë të këtyre lëndëve ushqyese.

Gjatë studimit, ku u analizuan të dhënat kërkimore të 22 viteve të fundit, shkencëtarët zbuluan se llojet e yndyrave që njerëzit konsumojnë bën një diferencë të madhe në jetëgjatësinë e tyre.

Shkencëtarët mblodhën të dhëna nga 93 mijë gra dhe burra. Ata krahasuan vlerat ushqyese të yndyrave të gjendura tek produktet shtazore dhe bimore. Yndyrat shtazore gjenden tek mishi i kuq, peshku, vezët dhe produktet e bulmetit. Ndërsa burimet bimore përfshijnë avokadon, frutat e thata, gjalpin e kikirikut, vajin e ullirit dhe vajin e susamit.

Rezultatet treguan se një dietë e pasur me yndyra mono-të-pangopura ul rrezikun e vdekjes së parakohshme me 16% krahasuar me dietat e ulëta në këto lëndë ushqyese. Për më tepër, zëvendësimi i 2-5% të kalorive me yndyra me bazë bimore lidhet me 10-15% shanse më të larta për mbijetesë. Kur ky kalkulim u përsërit me yndyra mono-të-pangopura dhe burimet me byzë bimore, rreziku i vdekjes u ul me 24-26%.

Burimi: Daily Mail / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Çfarë është hormoni GLP-1 dhe sa i rëndësishëm është për organizmin?