Yndyrat dhe kolesteroli – Mësoni cilat lloje të zgjidhni

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Kur bëhet fjalë për yndyrat dietike, ajo çfarë ka më shumë rëndësi është lloji i yndyrës së konsumoni. Ndryshe nga këshillat e mëparshme dietike që promovojnë dietat të ulëta në yndyra, studime të reja tregojnë se yndyrat e shëndetshme janë të domosdoshme për shëndetin.

Nëse kompanitë ushqimore reduktojnë yndyrat, ato shpesh i zëvendësojnë me karbohidrate nga sheqeri apo drithërat e rafinuara. Trupat tanë i tresin shumë shpejtë këto karbohidrate të rafinuara, duke ndikuar në nivelet e sheqerit në gjak dhe insulinës, dhe duke rritur kështu rrezikun për mbipeshë dhe zhvillim të sëmundjeve të ndryshme.

Në vend që të ndiqni një dietë të ulët në yndyra, përpiquni të konsumoni sa më shumë ushqime të pasura me yndyra të “mira” dhe të shmangni ato me yndyra të “dëmshme”. Yndyrat janë një pjesë e rëndësishme e një dietë të shëndetshme. Zgjidhni ushqime me yndyra të “mira” mono-të-pangopura, kufizoni ushqimet e larta në yndyra të ngopura dhe shmangni yndyrat “trans”.

Yndyrat e “mira” mono-të-pangopura – Yndyrat mono-të-pangopura dhe poli-të-pangopura ulin rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve të ndryshme në trup. Ushqimet  e pasura në yndyra të mirë janë: vaji i ullirit, i lulediellit, misrit, sojës dhe kanolës, frutat e thata, farat dhe peshku.

Yndyrat e dëmshme – yndyrat trans – rrisin rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve edhe nëse i konsumoni në sasi të limituara. Ushqimet e përpunuara zakonisht prodhohen me yndyra trans nga vaji i hidrogjenizuar. Shumë kompani kanë filluar që të shmangnin përdorimin e këtyre llojeve të yndyrave.

Yndyrat e ngopura, edhe pse nuk janë aq të dëmshme sa yndyrat trans, në krahasim me yndyrat mono-të-pangopura nuk janë të shëndetshme, prandaj është mirë t’i konsumoni me moderim. Ushqimet që kanë në përmbajtje të lartë yndyra të ngopura janë: mishi i kuq, gjalpi, djathi, akullorja etj. Disa vajra me bazë bimore, si vaji i kookosit dhe i palmës, janë gjithashtu të pasura në yndyra të ngopura.

Prandaj kufizoni ushqime të tilla si mishi i kuq dhe gjalpi, dhe i zëvendësoni ato me mishin e peshkut, bishtajoret, frutat e thata. Përdorni gjithashtu yndyra të shëndetshme në vend të karbohidrateve të rafinuara.

Burimi: Harvard University School of Public Health / Shendeti.com.al

 

Postime të ngjashme

"Shet produkte të rrezikshme"- Komisioni Europian gjobit TEMU-në me 200 mln dollarë
8 fruta me përmbajtje të ulët sheqeri
Shpërthimi i Ebolas, OBSH shpall emergjencë globale
3 gjëra që duhet të bëni për të pasur lëkrë me shkëlqim
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut
5 mite dhe të vërteta rreth sëmundjeve venoze
“Sterilizimi”/ Shtyhet gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqaj, ja kur do të mbahet seanca e radhës
Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi