Organizata Shqiptare Youth4Society implementon me sukses Seminarin mbi ndarjen e praktikave dhe eksperiencave më të mira midis punonjësve me të rinjtë dhe liderëve të rinj në përfshirjen sociale dhe edukimin e të drejtave të njeriut. – Teatri i të shtypurve përmes Lentes Multimediale.
Aktiviteti i tretë i projektit “Teatri i të shtypurve përmes Lentes Multimediale” me organizatë drejtuese, organizaten Shqiptare YOUTH4SOCIETY, u mbajt me sukses në shtator në datat 10-16, në Durrës Shqipëri ku çdo organizatë dërgoi 3 pjesëmarrës, 3 lehtësuesit / reporter (UK, Shqipëria dhe Italia).
Seminari u fokusua në diskutimin e mjeteve të ndryshme të përdorura në punën e të rinjve në nivel ndërkombëtar dhe lokal. Një vend i veçantë iu kushtua përdorimit të mjeteve krijuese së bashku dhe ndikimit të tyre në punën me të rinjtë (multimedia dhe teatër). Si edhe, realitetet e ndryshme të të rinjve me më pak mundësi, analizat e sfidave dhe problemeve, ndarja e shembujve më të mirë dhe dhënien e rekomandimeve për përmirësimin dhe rritjen e cilësisë së punës rinore, rrjeteve dhe ndikimin e politikave ishin pjesë e programit.
Gjithashtu gjatë seminarit u planifikuan dhe hartuan aktivitetet për ta bërë projektin të qëndrueshëm përtej periudhës së implementimit .
Metodologjia e përdorur përfshinë metodat e komunikimit (bashkëveprim, dialogun, diskutimet e hapura), metodat e aktivitetit (shkëmbimin e përvojave, praktikave dhe eksperimentimi), metodologjitë (partneritetet, puna ne ekip, networking) dhe metodat e vetë-drejtimit (kreativiteti, zbulim , përgjegjësi, veprim). Pjesëmarrësit u përfshinë në mënyrë aktive në të mësuarit në çdo fazë të projektit. Të gjithë pjesëmarrësve iu kërkua të paraqesin realitetet kulturore në vendet e tyre dhe t’I prezantojnë ato gjatë work-shopeve te ndryshëm.



