Zaharina, a është i sigurtë përdorimi?

Sipas forumit britanik të diabetit, përdorimi i zaharinës në ushqimin njerëzor ka pasur debate të mëdha. Herët, gjatë viteve ’70, studimet te minjtë e laboratorit treguan një lidhje mes zaharinës dhe kancerit të fshikëzës së urinës. Si rrjedhojë FDA (Shoqata Amerikane e Sigurisë Ushqimore dhe të Ilaçeve) vendosi ndalimin e përdorimit të zaharinës.

ZakarinaPor meqë pati një reagim të fortë nga publiku (zaharina ishte i vetmi ëmbëlsues artificial në atë kohë), Kongresi Amerikan ndërhyri dhe vendosi që zaharina të përdorej në ushqime, por duhet që në etiketa të ishte edhe paralajmërimi.

Që atëherë janë kryer studime të mëtejshme, por nuk ka rezultuar një lidhje mes rrezikut të kancerit të fshikëzës së urinës dhe zaharinës tek njerëzit.

Në vitin 2000 u hoqën paralajmërimet nga etiketat dhe në vitin pasues FDA vendosi të deklarojë se zaharina ishte e sigurtë për konsum. Zaharina është tashmë një nga pesë ëmbëlsuesit artificialë dhe përdoret edhe në Evropë dhe në shumicën e vendeve në botë.

Efektet e mundshme anësore

Ndërsa lidhja mes zaharinës dhe kancerit të fshikëzës së urinës nuk është provuar, shumë studime tregojnë se duhet të ketë një përdorim të kufizuar të zaharinës tek: foshnjat, fëmijët dhe gratë shtatzënë. Kjo për faktin se ka mundësi që këtyre grupeve t’u japë alergji. Zaharina i përket një klase përbërësish të njohur si sulfonamide, që mund të shkaktojnë reaksione alergjike tek individë të caktuar. Këto reaksione përfshijnë:

  • dhimbje koke
  • vështirësi në frymëmarrje
  • diarre
  • probleme lëkure

Gjithashtu, bazuar në librat e botuar nga Libraria Kombëtare Amerikane e Institutit Mjekësor Kombëtar të Shëndetit, rezulton se ka “raste të shumta të stomatitit në familjet që përdorin rregullisht zakarinën”./ Përgatiti: Arlinda Gjypi

Postime të ngjashme

Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal
Rreth 16 milionë kg mish derri nga Brazili, BE e ndaloi, Shqipëria vazhdon të importojë me shumicë
Anulohet tenderi prej 50 milionë eurosh për hemodializën
A do ta shërojë AI kancerin? Ja çfarë thotë shkenca
Kostoja e shëndetit, 8% e shqiptarëve nuk përballojnë ekzaminimet, e dyta më e lartë në Europë
“Ministri e vdekjes”- Protestuesit ndalen para ministrisë së Shëndetësisë
Historia e hemodializës, shërbimit që shteti ‘refuzon’ ta ofrojë vetë
Skema e re e furnizimit me barna dhe fondet publike: Ministria “refuzon” t’i përgjigjet TFL-së për projektligjin