Shëndeti i trurit është thelbësor për mirëfunksionimin e të gjitha organeve të tjera. Mbase ju nuk e dini se shumë nga zakonet e përditshme ndikojnë drejtpërdrejt në dëmtimin e trurit. Ne ju bëjmë me dije se cilat janë disa nga këto zakone:
Kequshqyerja: është faktori kryesor, shkaktar i shumë sëmundjeve. Duke ngrënë ushqim të pasur me kripra dhe yndyrna të tepruara, e shtyjmë trupin drejt sëmundjeve të ndryshme. Mënyra se si gjaku përçon oksigjen në tru,luan një rol të rëndësishëm dhe pa oksigjen të mjaftueshëm, indet e trurit fillojnëtë vdesin. Indet e dëmtuara të trurit mund të shkaktojnë humbje të kujtesës dhe humorit si dhe shqetesime .
Pirja e duhanit: është një ves i rrezikshëm që ndikon në sistemin e qarkullimit të gjakut. Nikotina dëmton muret e enëve të gjakut , duke i bërë ata të prirur për këputje. Edhe pa shkaktuar dëme në enët e gjakut ajo ndikon në shpërndarjen e oksigjenit në tru. Pirja e duhanit është gjithashtu një faktor që ndikon në shfaqjen e hipertensionit dhe diabetit – të cilat mund të ndikojnë në tru.
Pirja e alkoolit: Shumë alkool mund të shkaktojë humbje të kujtesës. Këto simptoma bëhen më të theksuara në njerëz të moshuar duke i çuar në çmenduri apo në shkaktimin e sëmundjes Alcajmer.
Mungesa e gjumit: Nëse flini mirë gjatë natës trupi rimëkëmbet dhe rigjenerohet nga aktivitetet e ditës. Nëse nuk flini mjaftueshëm, do të zgjoheni të lodhur. Njerëzit që nuk flenë aq sa duhet, shpesh kanë vështirësi në përqëndrim dhe janë shumë nervozë.
Përdorimi i drogës: Përdorimi i drogës ka potencialin për të dëmtuar përgjithmonë trurin . Droga, ndryshon funksionin e trurit, përkohësisht të shtyn drejt euforisë dhe përmirëson e nivelet e energjisë. Por konsumimi i i rregullt i këtyre substancave, mund të shkaktojë dëme të shumta në tru. Njerëz të cilët abuzojnë me drogën, shpesh përjetojnë depresion dhe paaftësi për t’u përqëndruar. Në disa raste, përdorimi i drogës ndikon në nivelin e vetëdijes së një personi, madje mund të shkaktojë dhe vështirësi në frymëmarrje.
Nëse jeni tipa të mbyllur: Ndërveprimi i rregullt social është një nevojë themelore njerëzore. Mundësitë për të biseduar me të tjerët në të vërtetë janë mundësi për të mbajtur trurin të shëndetshëm dhe vigjilent. Njerëzit të cilët shmangin ndërveprimin shoqëror janë të prirur për të pasur çrregullime mendore psikosociale për shkak të mungesës së përkrahjes sociale nga familja ose miqtë. Studimet kanë zbuluar një marrëdhënie shkakësore ndërmjet izolimit social dhe përkeqësimit të shëndetit mendor dhe fizik.
Vetëbesimi i ulët: Shumica e çrregullimeve mendore rrjedhin nga vetëbesimi i ulët. Nëse krahasoni veten me të tjerët, dhe vazhdimisht doni të arrini gjërat që ata kanë, dijeni që kjo nuk i sjell asnjë të mirë shëndetit tuaj mendor. Sigurisht egoja duhet të ekzistojë por gjithmonë kur është fjala për egon në kuptimin e mirë./Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta


