Zakonet që ju dëmtojnë shëndetin e zemrës

Gjithkush dëshiron të ketë një zemër të shëndetshme. Megjithatë, sëmundjet kardiovaskulare ndikojnë më shumë se 1 në 3 të rritur në Shtetet e Bashkuara.

gerhitjeLajm i mirë është se disa, zakone të thjeshta të përditshme mund të bëjnë ndryshim të madh në aftësinë tuaj për të jetuar një mënyrë të shëndetshme. Ja disa nga zakonet më të këqija për zemrën dhe si t’i shmangni ato.

Shmangni uljen për orë të gjata para televizorit: të qëndruarit ulur për orë të tëra rrit rrezikun e sulmit në zemër dhe goditjeve në tru, madje edhe në qoftë se ushtroheni rregullisht. “Ushtrimet e përhershme nuk kompensojnë kohën që rrini ulur”, thotë Harmonia Reinolds, drejtoreshë e sëmundjeve kardiovaskulare në Nju Jork. Mungesa e lëvizjes mund të ndikojë nivelet e gjakut të yndyrna dhe sheqerna. Përpiquni të lëvizni ndërkohë që flisni në telefon.

Stresi dhe depresioni ju dëmtojnë shumë: Hulumtimet kanë treguar mbi përfitimin e madh që ju sjellin  të qeshurat  dhe jeta sociale, “thotë Dr. Reinolds. Të flisni me dike rreth gjendjes tuaj mund të jetë gjithashtu ndihmë e  madhe.

Nuk duhet të injoroni gërhitjen: Më shumë se një bezdi e vogël, gërhitja mund të jetë një shenjë e diçkaje më serioze. Nëse gjatë gjumit frymëmarrja ju ndërpritet herë pas hëre keni probleme. Ky çrregullim, i shkaktuar nga frymëmarrja që ndërpritet gjatë gjumit, mund të shkaktojë tension të lartë të gjakut.

Më shumë se 18 milionë amerikanë vuajnë nga ky problem, gjë që rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Nëse gërhisni dhe shpesh zgjoheni të lodhur, bisedoni me mjekun tuaj. Ka mënyra të lehta për të kuruar këtë problem, thotë Robert Ostfeld, profesor i mjekësisë klinike në “Montefiore Medical Center”, në Nju Jork. ./Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta

 

 

Postime të ngjashme

Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Shenjat e fshehta të problemeve me zemrën që nuk duhet t’i injoroni
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Shumica prej nesh e bëjmë këtë gabim pa e ditur – dhe po rrezikojmë shëndetin
Treguesi delikat në syrin tuaj që mund të nënkuptojë se do të keni demencë në moshën 45-vjeçare
Kombinimi i barnave mund të parandalojë mijëra sulme në zemër
Shkencëtarët tregojnë ndryshimin e stilit të jetesës, që mund të vonojë demencën për vite të tëra
Shkencëtarët zbulojnë se vuajtja nga migrena rrit me 70% shanset për goditje vdekjeprurëse