Zakoni që po ju rrezikon nga kanceri i zorrës

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Meshkujt që shikojnë televizor për më shumë se 4 orë në ditë mund të rrisin konsiderueshëm rrezikun e zhvillimit të kancerit të zorrës, kanë zbuluar shkencëtarët.

Ekspertët monitoruan 500 mijë britanikë për 6 vite, ku kanë zbuluar një lidhje të dukshme midis jetës sedentare dhe rrezikut për kancerin e zorrës.

Rreziku më i madh është zbuluar tek meshkujt, sidomos ata që shikojnë shumë televizor. Shkencëtarët, nga Universiteti i Oksfordit, Kolegji Imperial i Londrës dhe Agjencia Ndërkombëtare e Kombeve të Bashkuara për Hulumtimin e Kancerit, zbuloi se meshkujt që ulen para televizorit për më shumë se 4 orë në ditë ishin 35% më të rrezikuar që të zhvillonin kancer të zorrës.

Për gratë, rreziku i të parit televizor për orë të gjata ishte vetëm 11%. Çuditërisht, nuk u zbulua ndonjë lidhje mes kohës së qëndrimit para kompjuterit dhe rrezikut të kancerit të zorrës. Shkencëtarët dyshojnë se meshkujt janë më të predispozuar që të pinë duhan, alkool dhe të ushqehen me ushqime të pashëndetshme ndërsa shohin televizor. Rezultatet e studimit janë publikuar tek Revista Britanike e Kancerit.

“Studime të mëparshme kanë treguar se shikimi i televizorit lidhet me sjellje të tjera si duhanpirja, konsumimi i alkoolit apo ushqimeve të shpejta, dhe e dimë që këto gjëra mund të rrisin rrezikun për zhvillimin e kancerit të zorrës”, thotë dr. Neil Murphy, drejtuesi i studimit.

“Jeta sedentare lidhet gjithashtu me shtimin në peshë dhe masë më të madhe dhjamore në trup, që influencojnë nivelet e hormoneve në gjak dhe kimikatet e tjera që ndikojnë në mënyrën si zhvillohen qelizat dhe mund të rrisin rrezikun e kancerit…”

Burimi: Daily Mail / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Rama për protestuesit: Kanë nevojë për psikolog dhe trajtim
"Vijnë me plagë që kërkojnë qepje"- Klinikat private në ndihmë të protestuesve të lënduar, mjeku: Kemi ambulancë në terren
Kirurgu: Plumbat e gomës mund të invalidizojnë, policia të ndërpresë përdorimin e tyre
Udhëzimet e reja mjekësore: Terapia hormonale rekomandohet për lehtësimin e simptomave të menopauzës
Protestat/ Thirrje: Mos dëmtoni ambulancat, lejoini të ofrojnë ndihmë për të lënduarit
Një person në gjendje të rëndë në bulevard, futet pa ndjenja në autoambulancë pas disa minutash i shtrirë në tokë
Plumbat e gomës: çfarë janë dhe sa të rrezikshme janë për shëndetin?