Zambaku i ujit, të mirat shëndetësore e bimës së shenjtë

zambaku i ujitZambaku i ujit (nelumbo nucifera lotus)

Në Lindje kjo bimë është simbol i pasionit dhe dashurisë dhe konsiderohet madje dhe e shenjtë. Përdorimet e saj në mjekësinë alternative janë të shumta. Ajo përdoret për të ndaluar gjakrrjedhjen, si tonik i tyre.

Përbërësit: Rizoma, asparaginë, taninë, vitaminë C

Farat: karbohidrate, kalcium, fosfor, hekur, proteina

Kërcelli: flavonoide, alkaloide, acid oksalik, acid malik, taninë

Veprimi: afrodiziake, astrigente, ndalon gjakderdhjen, tonik, qetësues i nervave

Pjesët që përdoren:

Farat: përdoren si tonik i shpretkës dhe stomakut për të luftuar diarrenë dhe për të stimuluar oreksin. Ato janë gjithashtu tonike për veshkën dhe përdoren për të qetësuar rrahjet e shpejta të zemrës dhe si gjumëdhënës në rastet e pagjumësisë.

Gjethet: përdoren për të ulur temperaturën e trupit në rastet me ethe dhe në goditjen nga dielli. Jepet si tonik i mëlçisë për dobësinë e lidhur me diarrenë dhe çrregullime të lidhura me temperaturat e larta në verë.

Bishti i lules përdoret për të ndaluar gjakderdhjet e brendshme të shkaktuara nga ulcera e stomakut, perioda të rënda ose hemorragjinë pas lindjes.

zambaku i ujit 1Përdorimi

Çaji i bishtit të lules përdoret për perioda të rënda ose të çrregullta

Çaji i gjetheve përdoret për të ulur temperaturën ose për të qetësuar nga të nxhetët e verës

Rizoma: dekokti merret për të lehtësuar kollën, për të ftohurat dhe në rastet me gëlbazë dhe gjak.

Farat: merren 1-2 kapsula në ditë si tonik për zemrën dhe veshkën. Rrit përqendrimin, vullnetin, si dhe për të përmirësuar të folurin dhe pakësuar belbëzimin.

Dekokti (përzierja): merret në rast pagjumësie, rrahjesh të çrregullta të zemrës, çrregullime të rrugëve urinare, si dhe dobësi të zemrës dhe të veshkave.

Postime të ngjashme

Kostoja e shëndetit, 8% e shqiptarëve nuk përballojnë ekzaminimet, e dyta më e lartë në Europë
“Ministri e vdekjes”- Protestuesit ndalen para ministrisë së Shëndetësisë
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Historia e hemodializës, shërbimit që shteti ‘refuzon’ ta ofrojë vetë
Rënia në peshë nuk janë vetëm numrat në peshore, endokrinologia: Drejtohuni te mjeku për zgjidhje
Lëngu i shegës: Pse duhet të jetë në dietën tuaj
Pse obeziteti prek më shumë gratë sesa burrat?