Zbulim revolucionar / Ilaçi për ftohje mund të ndalojë përhapjen e kancerit

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

Një ilaç i përdorur për të trajtuar ftohjen mund të përdoret për të ndaluar përhapjen e kancerit e fshikëzës së urinës, ka zbuluar një studim i ri.

Pas një studimi të kryer tek minjtë, hulumtuesit shkencorë nga Japonia zbuluan ilaçi antiinflamator “nonsteroid” pengon përhapjen e kancerit dhe zvogëlon rezistencën ndaj kimioterapisë.kancer-i-fshikezes-se-urines

Këto rezultatet rrisin shpresat për gjetjen e një kure për sëmundjen që po vret me mijëra njerëz çdo vit.

Kanceri i fshikëzës së urinës mund të ndahet në dy llojet; kanceri invaziv jo-muskulor, që në 90% të rasteve mund të shërohet, dhe kanceri invaziv muskulor, që në fazë të katërt ka vetëm 10% gjasa për të mbijetuar në pesë vitet e ardhshme.

Llojet e fundit trajtohen zakonisht me ilaçe të zakonshme për kancerin, si “cisplatin”, por nëse diagnostikohet në faza më të vona, sëmundja fillon të bëhet rezistente ndaj ilaçeve dhe të përhapet në organe të tjera.

Në testet e kryera në Universitetin Hokkaido, qelizave të kancerit të fshikëzës, të marra nga pacientët, iu bashkëngjitën enzima që iu japin mundësi shkencëtarëve të monitorojnë reagimin e qelizave ndaj trajtimit. Këto qeliza u injektuan më pas tek minjtë. Menjëherë ato filluan të shumëfishohen dhe pas 45 ditëve tumoret metastazik u përhapen në mëlçi, mushkëri dhe kocka.

Hulumtuesit shkencor zbuluan se injektimi i acidit flufenamik, një ilaç që përdoret shpesh për trajtimin e ftohjes, pengonte përhapjen e qelizave kancerogjene në organe të tjera dhe i bënte sërish efikase ilaçet e kimioterapisë.

“Ky studim i fundit mund t’u hapë rrufë institucioneve mjekësore që të përdorin acidin flufenamik, një ilaç i lirë për ftohjen, i cili është provuar se është efikas në luftimin e kancerit”, thotë dr.  Shinya Tanaka.

Kanceri i fshikëzës së urinës është kanceri i nëntë më vdekjeprurës në Evropë. Nga kjo sëmundje ndërruan jetë mbi 160 mijë njerëz në të gjithë botën, në vitn 2012.

Burimi: Independent / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Çfarë është hormoni GLP-1 dhe sa i rëndësishëm është për organizmin?