Zbulimi më i fundit, shpresë jetëdhënëse për vajzat e prekura nga kanceri

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Vezoret artificiale të zhvilluara në laborator mund të përdoren në të ardhmen për gratë të cilat nuk mund të lindin fëmijë për shkak të trajtimeve të kancerit ose problemeve të tjera shëndetësore.

Vezoret e rritura në struktura të printuara 3D janë implementuar me sukses tek minjtë e sterilizuar.

“Po mësojmë më shumë rreth strukturës biologjike të vezores nëpërmjet strukturave të printuara 3D dhe këto njohuri të reja mund të na shërbejnë për zhvillimin e trajtimeve të reja për pacientet që preken në moshë të re nga kanceri dhe nuk mund të lindin fëmijë” thotë autorja e studimit,  Teresa Woodruff, nga Shkolla Mjekësore Feinberg në Universitetin Northwestern në Çikago.

Funksionimi i duhur i vezoreve ndihmon në prodhimin e vezëve dhe hormoneve si estrogjeni. Terapi të caktuara, si ato që zhdukin qelizat kancerogjene, mund të dëmtojnë vezoret dhe të shkaktojnë probleme me pubertetin, riprodhimin dhe menopauzën.

Trajtimet aktuale për çrregullimet ovariale, si fertilizimi in-vitro dhe transplantet e vezoreve, nuk u sigurojnë pacientëve zgjidhje afatgjate.

Për t’i rikthyer funksionin vezoreve tek minjtë femra të sterilizuara, hulumtuesit shkencorë printuan një strukturë 3D për të mbrojtur folikulat ovariale, që janë qeska të mbushura më lengje dhe përmbajnë vezë të pazhvilluara. Woodruff i përshkruan folikulat si elemente themelore të vezores.

Vezoret e rritura në laborator më pas u implementuan tek minjtë që përshtateshin. Minjtë femra arritën të lindnin në mënyrë natyrale dhe të ushqenin të vegjlit e tyre me qumësht.

Pavarësisht suksesit të arritur tek minjtë me vezoret e rritura në laborator, shkencëtarët thonë se mundësia e përdorimit të tyre tek njerëzit është akoma larg. Megjithatë shpresat janë!

Burimi: Business Insider / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
Vitamina D3: Përfitime për shëndetin dhe si ta merrni në mënyrën e duhur
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi