Zbulo nëse po të dëmton gluteni pa e ditur…

buke, shendeti, buka e bardhe

Vlerësohet se pothuajse 40% e popullsisë botërore është intolerante ndaj glutenit. Më shumë se 55 sëmundje lidhen me glutenin, proteinën që gjendet në grurë, thekër dhe elb thekra (në disa raste edhe tërshëra, varësisht si është përpunuar). Gluteni është ai që i jep brumit elasticitet dhe strukturë. Kur gatuajmë bukë apo byrek, është gluteni që bën që brumi të fryhet, të lidhet mirë.

Kush duhet të shmangë glutenin? Personat me sëmundjen celiake, është një sëmundje autoimune ku organizmi sulmon veten në prani të glutenit. Personat me ndjeshmëri ndaj glutenit (jo celiake) ndiejnë fryrje, lodhje ose dhimbje barku pas ushqimeve me gluten, por nuk kanë sëmundjen celiake. Ata me alergji ndaj grurit, një reagim alergjik, jo ndaj glutenit në veçanti, por ndaj përbërësve të tjerë të grurit.

Vlerësohet se në 99% të personave që kanë intolerancë ndaj glutenit apo sëmundje celiake ky çrregullim nuk diagnostikohet. A duhet ta shmangin të gjithë glutenin? Jo. Për shumicën e njerëzve, gluteni nuk është i dëmshëm. Është një pjesë e zakonshme e dietës mesdhetare dhe tradicionale, dhe nuk ka nevojë të shmanget, përveç nëse ka arsye mjekësore. Shenjat që tregojnë se ju pengon gluteni janë çrregullime të tretjes, si gazrat, fryrja, diarreja dhe madje edhe kapsllëku, keratoza pilaris (e njohur edhe si “lëkura e pulës”) në duar, lodhja apo rraskapitja pas konsumimit të ushqimit që përmban gluten. diagnoza e sëmundjeve autoimune, si tiroiditi Hashimoto, artriti reumatoid, lupusi, psoriaza, koliti ulcerativ, skeloderma ose skleroza e shumëfishtë. Simptomat neurologjike si marramendja ose ndjenja që nuk keni ekuilibër, çekuilibri hormonal, dhimbjet e kokës, diagnoza e sindromës së lodhjes kronike ose fibromiaglisë, inflamacionet, ënjtja ose dhembja në nyja (gishta, gjunjë, ije) dhe problemet me disponim, si ankthi dhe depresioni.

Postime të ngjashme

A mund të vonojë stresi ciklin tuaj menstrual? Ja e vërteta
SHBA bën hapa para në luftën kundër kancerit
Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët në të vërtetë?
Gripi sezonal në rritje, 5 zakone të përditshme që ju mbrojnë
Dietologët: Shenja numër 1 që tregon se keni mungesë magnezi
Si ta kuptoni nëse keni një metabolizëm të ngadaltë?
Pas përmbysjes së piramidës ushqimore, administrata Trump nënshkruan projektligjin që rikthen qumështin me yndyrë të plotë në drekën shkollore
Dallimi midis lodhjes fizike dhe rraskapitjes mendore