Zbulohen të tjera detaje për vdekjen e të miturit

Detaje të reja janë mësuar nga ngjarja tragjike e ndodhur në një kopsht privat në Durrës, ku një fëmijë 3-vjeçar ka ndërruar jetë.

Burime për  në spitalin e Durrësit kanë bërë të ditur për Gazeta Shqiptare se fëmija i Zekarel Zekës ka qenë duke ngrënë, kur edhe kanë nisur komplikacionet e para.

Të njëjtat burime kanë bërë të ditur për Gazeta Shqiptare se Zekës 3-vjeçar i janë bllokuar rrugët e frymëmarrjes teksa po hante supë.

E shkak për vdekjen tragjik të fëmijës në Durrës mësohet të ketë qenë asfiksimi pas bllokimit të rrugëve të frymëmarrjes.

Ngjarja

Një fëmijë 3-vjeçar ka ndërruar jetë ditën e sotme në Durrës. Nga sa mësohet ai ishte në një kopsht privat në lagjen numër 4, ndërsa është transportuar me urgjencë ne poliklinikën e specialiteteve në Durrës dhe nga aty drejt urgjencës së pediatrisë.

Edhe pse fëmija është dërguar menjëherë në spital, fatkeqësisht ka ndërruar jetë për arsye ende të paqarta.

Mjekët e urgjencës kanë bërë të ditur se fëmija është paraqitur me të vjella. Trupi i të voglit është dërguar në morg për ekspertizë. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkakut të vdekjes të të miturit.

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni