Zbulohet graili i shenjtë për diagnostikimin e kancerit

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al“: Blertina Koka

Një test i thjeshtë gjaku që mund të diagnostikojë kancerin para se të fillojnë të shfaqen simptomat është cilësuar si zbulimi më i rëndësishëm që mund të shpëtojë miliona jetë njerëzish. Ky test funksionon duke identifikuar ndryshimet në qelizat e kuqe të gjakut që ndodhin me zhvillimin e kancerit. Me një kosto të njëjtë si testet standarde për gjakun, shpresohet që një ditë ai të përdoret për të monitoruar njerëzit që rrezikohen të preken nga kjo sëmundje vdekjeprurëse.test gjaku_kancer

Zbulimi i hershëm rrit shanset e mbijetimit në shumë raste me kancer, pasi edhe trajtimet janë më efektive nëse shënjestrohet kanceri para se të fillojë të përhapet. Shkencëtarët besojnë se ky zbulim i ri mund të shpëtojë miliona jetë njerëzish.

Hulumtuesit shkencorë nga Shkolla Mjekësore Universitare Swansea e zhvilluan këtë test pas studimit që kryen tek 300 njerëz të shëndetshëm, pacientë që kishin shfaqur shenja të para të kancerit dhe ata me kancer në fyt.

Testi merr vetëm pak orë duke përdorur pajisjet standarde laboratorike dhe zbulon mutacionet tek antigjenët në sipërfaqen e qelizave të kuqe të gjakut.

Tek njerëzit e shëndetshëm, numri mesatar i mutacioneve është afërsisht 5 për 1 milion, ndërsa tek pacientët me kancer mund të jetë 50-100 mutacione për 1 milion.

Edhe pse ata nuk kanë një rol në zhvillimin e kancerit, shihen si një dëm kolorektal i prodhuar në qelizat e qarkullimit të gjakut që mund të shkaktojnë zhvillimin e brendshëm të kancerit. Shkencëtarët thonë se ky test siguron një mënyrë jo-invazive për të monitoruar pacientët me rrezik të lartë.

Sipas prof. Gareth Jenkins, drejtues i studimit, testi mund të ketë një “efekt masiv” nëse funksionon në të gjitha llojet e kancerit, dhe ka shumë shpresa se një gjë e tillë do të ndodhë.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Çfarë është hormoni GLP-1 dhe sa i rëndësishëm është për organizmin?