Tefik Zhurda është anestezisti i cili tentoi vetëvrasjen pas tragjedisë së ndodhur mëngjesin e sotëm, ku humbi jetën 16-vjeçarja Blerta Pepa. Nga hetimet paraprake, dyshohet se të ketë qenë doza e anestezisë shkak për komplikacionet që pasuan operacionin.
53-vjeçari ka tentuar të kryejë vetëvrasje, duke injektuar në trup preparat lëndë anestezie. Ai ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, duke u mbajtur nën kujdesin e mjekëve.
Zhurda punon si mjek anestezist edhe në Spitalin e Traumës. Burime pranë këtij spitali refuzojnë të japin detaje, duke u shprehur se bëhet fjalë për një nga mjekët më të dalluar të institucionit.
Policia njofton se ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe rrethanat që çuan në vdekjen e 16-vjeçares. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar kartela mjekësore e 16-vjeçares.
https://shendeti.com.al/ekskluzive-rrefejne-prinderit-si-humbi-jeten-vajza-16-vjecare-gjate-operacionit/
