Kryefaqja Shendeti a-z B Zbulohet nën tokë një antibiotik shumë i fuqishëm

Zbulohet nën tokë një antibiotik shumë i fuqishëm

0
Shpërndaje

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Epoka e mjekësisë moderne nisi kur shkencëtari britanik Alexander Fleming zbuloi pasi u kthye nga pushimet se një nga enët eksperimentale që kishte harruar  ta pastronte ishte mbuluar me një shtresë myku. Mjaftoi vetëm aq që ai të zbulonte penicilinën, antibiotiku i parë në botë.

90 vite më vonë, bota po përballet me një krizë të antibiotikëve. Superbakteret kanë fituar rezistencë ndaj një sërë ilaçesh, prandaj po bëhet e vështirë trajtimi i shumë infeksioneve.

Vdekjet globale nga infeksionet rezistente ndaj antibiotikëve parashikohet të arrijnë shifrën e 1 milionit deri në vitin 2050. Prandaj dhe shkencëtarët në të gjithë botën por përpiqen që të kultivojnë molekula të reja për shkatërrimin e mikrobeve.

Me gjithë respektin për Fleming, mikrobiologu Sean Brady mendon që është koha të ndryshojmë taktikë, Në vend që të rriten antibiotikët në enët eksperimentale, ai shpreson që t’i gjejmë ato nën tokë.

“Në çdo vend që shkel, ka 10 mijë baktere, pjesën më të madhe të të cilave nuk i kemi parë kurrë”, thotë Brady, profesor i asociuar tek Universiteti Rockefeller në Nju Jork.

Shumë nga këto baktere veprojnë në ato mënyra që nuk dimë akoma t’u japim shpjegim dhe prodhojnë molekula që nuk i kemi hasur më parë”.

“Mendojmë që ka një rezervuar  antibiotikësh në ambiente që ne nuk i kemi hulumtuar akoma”, thotë Brady.

Në një studim të publikuar në revistën Nature Microbiology, ai dhe kolegët e tij raportuan se kanë zbuluar një kategori të re antibiotikësh të ekstraktuar nga migroorgnaizma të panjohura që gjenden nën tokë. Kjo kategori, që është quajtur malacidinë, mund të zhdukë një sërë superbakteresh – përfshirë edhe bakterin Staphylococcus aureus (MRSA) rezistent ndaj meticilinës.

Nuk do ta gjeni këtë antibiotik në farmaci javës tjetër, thekson Brady. Duhen vite që ky antibiotik të zhvillohet, testohet, aprovohet dhe shpërndahet. Megjithatë ky zbulim është provë e një principi të fuqishëm: Një biodiversitet i pashfrytëzuar në botë, me potencialin për të qenë i dobishëm, pret akoma që të zbulohet.

Edhe pse antibiotikët çmohen për aftësinë e tyre për të luftuar mikrobet që shkaktojnë sëmundje tek njerëzit, shumica e ilaçeve prodhohen nga bakteret. Për shembull, streptomycin, që është përdorur për të trajtuar turbekulozin dhe plagë të tjera, prodhohet nga bakteri Streptomyces griseus.

Bakteret kanë luftuar njëra-tjetrën për miliarda vite – prandaj duhet ta themi që i kemi përdorur të gjitha armët. Gjithsesi, shumica e këtyre mikrobeve nuk mbahen siç duhet nën kontroll në gjendje laboratorike, prandaj është i vështirë studimi i tyre.

Gjatë studimit të fundit, ekipi i Brady klonuan në sasi të mëdha ADN-në e qindra mostrave të baltës me kontributin e disa shkencëtarëve të tjerë dhe më pas klasifikuan pjesët e rëndësishme për hulumtim.

Ai dhe kolegët e tij po kërkonin për një gjen të njohur, i lidhur me prodhimin e antibiotikëve të pavarura nga kalciumi – molekulat që sulmojnë qelizat bakteriale, por vetëm kur kanë përreth kalcium.

Pasi identifikuan sekuencën që përmban gjenin e pavarur nga kalciumi, shkencëtarët e klonuan dhe e injektuan tek një mikrob që mund të kultivohet. Shumë shpejtë këto mikrobe çuan në zhvillimin e malacadinës. Pasi i aplikuan në plagët e minjve të infektuar me bakterin MRSA, rezultoi që molekula e panjohur më parë arriti të sterilizojë plagët. Bakteri më pas nuk shfaqi shenja të rezistencës, edhe pas 3 javësh ekspozim.

Sipas Bradyt, malacadinët funksionojnë duke penguar procesin që bakteret përdorin për të ndërtuar muret e tyre qelizore.

Shkencëtarët nuk e dinë me siguri nga cilat specie vijnë molekulat, megjithatë nuk ju nevojitet kjo gjë – ata tashmë kanë projektin gjenetik për ndërtimin e tij.

“Synimi tanimë është ta përshkallëzojmë atë”, thotë Brady.

Burimi: Washington Post / Shendeti.com.al

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here