Zbulohet rasti i parë i gripit të shpendëve, transmetohet edhe tek njerëzit

Me shumë vonesë, vetëm pas 2 javësh që kur nisi ngordhja enigmatike e mijëra pulave, Ministria e Bujqësisë  konfirmoi rastin e parë të gripit të shpendëve H5N8.

Por a u mbajt i fshehtë qarkullimi i virusit të shpendëve në stabilimentet e mbarështimit të pulave nga Ministria e Bujqësisë dhe përse edhe sot nuk i tregojnë emrat e kompanive?

Zv.Ministrja e Bujqësisë thotë se kampionet kanë nisur të analizohen që më 7 mars, kur u njoftuan se kishte ngordhje, por jo ato përse u deklaruan si laringotrakeit vetëm pas 9 ditësh, në 16 mars . Nuk u njoftuan as autoritetet  shëndetësore të cilët duhet të bëjnë survejancën epidemiologjike si në çdo rast për sëmundjet infektive, duke shkelur protokollet.

Eskpertë të veterinarisë jashtë Ministrisë së Bujqësisë konfirmojmë se risku shëndetësor është minimal.

Por Ministria e Bujqësisë duket se ka ende problem për të mbajtur situatën brenda kontrollit. Top Channel mësoi se prej dy javësh ka pasur ngordhje të pulave dhe tek fshatarët që i rrisin ato në oborr. Ky virus përhapet nga shpendët e egra dhe pak kohë më parë është konstatuar në dy vende fqinje në Maqedoni dhe Greqi. Zv.ministrja e Bujqësisë i kërkon autoriteteve vendore të mos lejojnë shitjen e pulave të gjalla në tregje.

Sipas Ermira Gjecit, konsumatori duhet të blejë mishin e pulës dhe nënproduktet e tjerë në supermarket apo pika të kontrolluara. Por nga vëzhgimet tona, nënproduktet e pulave nga këto kompani janë në shitje në të gjitha supermarketet.

Postime të ngjashme

Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve