Zbuloni çfarë i bën trupit një fetë picë!

Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta

fete picePica është një prej pjatave më të shijshme, por për fat të keq, ajo rezulton të jetë e dëmshme, sepse  përmban shumë kalori, yndyrna të ngopura dhe natrium. Vetëm një fetë pice përmban 311 kalori. Megjithatë, mbetet pyetja nëse ju mund të konsumojnë të paktën një fetë  picë apo jo? Pasi të lexoni çfarë i ndodh trupit pas konsumimit të 1 fetë pice, ju takon ju të vendosni nëse doni ta konsumoni këtë ushqim apo jo!

Ja ç’ndodh me trupin pas konsumimit të një fetë pice!

10 minutat e para: Kafshimi i parë aktivizon qendrat e kënaqësisë në trurin tuaj, por sa më shumë kafshime aq më shumë venitet ndjenja e kënaqësisë. Sistemi i tretjes fillon të lëshojë enzimat që kthejnë karbohidratet në sheqerna të cilat do të përdoren nga trupi juaj si “lëndë djegëse”.

10 deri në 15 minuta: Edhe pse yndyrna e ndodhur në djathë ngadalëson lëvizjen, sheqeri fillon të qarkullojë rreth trupit tuaj. Stomaku mund të fryhet, sepse trupi ende vazhdon me dekompozim (veçanërisht nëse ju hani shpejt ose nopeni).

15 deri në 20 minuta: Nivelet e hormonit leptin, i cili “urdhëron” të ndaloni së ngrëni, janë ngritur duke rritur nivelet e glukozës në qeliza. Nëse vazhdoni të hani, qelizat pushojnë së absorbuari sheqerin dhe e dërgojnë në mëlçi e cila pastaj do t’i kthehejë në yndyrë dhe do t’i ruajë si të tilla.

30 minuta: Do të ndjeni rritje të energjisë dhe trupi juaj do të ndalojë prodhimin e hormonit ghreli (hormoni i urisë). Yndyrnat do të fillojnë të shpërbëhen,  duke qënë se janë të pangopura, ato mund të shkaktojnë bllokim të arterieve. Kjo është veçanërisht e vërtetë për ata të cilët e konsumojnë shpesh këtë ushqim.

45 në 60 minuta: Tensioni i gjakut do të rritet, nivelet e leptin janë të larta, kështu që ju nuk ndjeni më  uri.

Burimi: http://www.naturalandhealthyworld.com

 

Postime të ngjashme

5 arsye pse pjeshkët nuk duhet të mungojnë në dietën tuaj
Çfarë duhet të dini para një ndërhyrjeje estetike? | Podcast me Dr. Tani Asqeri
“Mos e nënvlerësoni” – Mjeku: Kujdes nga infeksioni i Impetigos, ja shenjat dhe mënyrat e trajtimit
Çfarë i bën mëlçisë tuaj konsumi i kafesë
Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
3 ushqime që duken të shëndetshme, por nuk janë të tilla
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura