Zbuloni cila është bananja më e shëndetshme për t’u konsumuar në varësi të trupit tuaj

Bananja është një nga frutat më të shëndetshme dhe më të preferuara nga njerëzit. Por a e dini se cila është bananja më e shëndetshme për t’u konsumuar?

bananetSipas hulumtimeve, vlerat ushqimore të bananeve ndryshojnë pasi piqen. Ju e vini re ndryshimin në bananet e pjekura shumë në krahasim me bananet e tjera, ato janë më të buta dhe kanë shije më të ëmbël. Kjo ndodh për shkak se enzimat e përfshira në banane kthehen në mënyrë progresive në sheqerna të thjeshta. Kur bananja zbutet dhe lëkura bëhet më e verdhë ose me pika të zeza do të thotë se biseshteja është kthyer në sheqer të thjeshtë. Sipas hulumtimeve thuhet gjithashtu se sasitë e vitaminave dhe mineraleve në banane rriten pasi ato piqen shumë.

Hulumtuesit japonezë japin fakte shumë interesante në lidhje me bananen. Sipas tyre, një banane e pjekur shumë prodhon më shumë antioksidantë dhe mbron më shumë nga rreziku i formimit të qelizave kancerogjene. Kur bananja është e pjekur plotësisht, lëkura e saj hollohet dhe bëhet me pika të errëta. Kjo lloj babanje prodhon një substancë të quajtur TNF e cila lufton qelizat kancerogjene. Sipas studiuesve japonezë, sa më të errëta të jenë pikat në lëkurën e bananes aq më shumë faktor mbrojtës ndaj kancerit ka.

Sipas këtij studimi, koha më e mirë për të ngrënë banane është pasi ato piqen. Por nëse vuani nga tipi 2 i diabetit ju duhet të konsumoni banane të gjelbra. Njerëzit që duan të bien në peshë duhet të konsumojnë babane të gjelbra gjithashtu sepse nuk përmbëjnë shumë sheqer.

 Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Postime të ngjashme

Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Kur sigurimi vjen në telefon: SiCRED sjell blerjen online të policave
A do ta shërojë AI kancerin? Ja çfarë thotë shkenca
Kostoja e shëndetit, 8% e shqiptarëve nuk përballojnë ekzaminimet, e dyta më e lartë në Europë
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi