Zbuloni cilat janë 4 dilemat e famshme rreth seksit tek çiftet e martuar!

Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta

mashkull femerKur është fjala për seksin, ka një kurbë të mësuarit gjatë gjithë jetës që nuk ndalet vetëm për shkak se ju u martuat. Megjithatë, shumë femra kanë frikë se duke i bërë pyetje rreth seksit, do të çojë në gjykim apo konflikt me partnerin dhe askush nuk dëshiron të përballet me të tilla situata, thotë Madeleine Castellanos, MD, terapist seksi. Pra, nëse keni pyetje të sikletshme, të cilat nuk keni guxim t’ia drejtoni bashkëshortit tuaj, ne tashmë kemi përgjigjet që ju po kërkoni.

Partneri nuk më bën të përjetoj orgazmë, si t’ja them?: “femrat janë shumë të kujdesshme për të mbrojtur ndjenjat e një mashkulli dhe kjo mund të çojë në vështirësi për të komunikuar rreth asaj që i shqetëson ose rreth diçkaje që do të donin të ishte ndryshe”, thotë Castellanos. Filloni duke i thënë atij se çfarë ju pëlqen, sugjeron Castellanos, me biseda të tilla si, “” Mua më pëlqen shumë kur ti…”, ose ” Unë mendoj se mund të arrij orgazmë në qoftë se ti bën këtë lëvizje për pak kohë. ” Kjo ndihmon të mbajë të ngjallur partnerin në vend që ta mbushë me zhgënjim.

Sa shpesh duhet të kryejmë marrëdhënie tani që jemi martuar?: Ashtu si shumë gjëra në jetë, “nuk është sasia, por cilësia e seksit ajo që ka rëndësi”, thotë Ava Cadell, trajnere e certifikuar dhe autore e librit “Pushteti i Pasionit për Çiftet”. Megjithatë, në qoftë se ai dëshiron seks çdo ditë dhe ju doni një herë në javë, duhet të negocioni për të arritur një kompromis.

A janë të gabuara fantazitë seksuale?: “Për shumë njerëz, ka ndjenjë faji në qoftë se fantazitë e tyre seksuale përqëndrohen tek diçka ose dikush tjetër përveç partnerit”, thotë Castellanos. Ai shpjegon se “fantazitë seksuale janë të ngjashme me ëndrrat – ato janë simbolike. Ju nuk mund të përpiqeni t’i analizoni, në fund të fundit mbeten thjesht fantazi…

Si më shikon bashkëshorti tani që jam shtatzënë?: “Është e zakonshme që epshi  tek gratë të zhduket ose të rritet gjatë shtatzënisë për shkak të ndryshimeve hormonale,” shpjegon Cadell “, kështu që lejoni burrin tuaj të dijë se si ndjeheni gjatë shtatzënisë pasi ai nuk mund të lexojë mendjen tuaj. Mbase është koha për të përfshirë lodra seksi në marrëdhënien tuaj për të ruajtur pasionin. Gjithashtu mund të luani me puthjet, frymëmarrjet e sinkronizuara dhe përkëdheljet”

Burimi: glamour.com/http://shëndeti.com.al

Postime të ngjashme

Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
Shkencëtarët zbulojnë se vaksina kundër gripit ka një efekt shqetësues në shëndetin e grave
Hipertensioni gjatë shtatzënisë i lidhur me rrezikun e kardiomiopatisë së zgjeruar
A mund të rrisin rrezikun e kancerit të gjirit produktet tuaja për kujdesin e lëkurës?
7 shenjat e endometriozës që një grua nuk duhet të injorojë kurrë
Si ndryshon trupi i një gruaje pas lindjes, studimi tregon se kur analizat rikthehen në vlerat normale