Përgatiti për gazetën “shendet+”: Elena Beta
Dietat alkaline janë një zgjedhje popullore për njerëzit që duan të arrijnë shëndet optimal të mirë. Megjithatë, shumë njerëz nuk e kuptojnë këtë dietë apo se si funksionon ajo. Koncepti është mjaft i thjeshtë, kjo dietë fokusohet në rifitimin e ekuilibrit kur filloni të zbatoni një dietë më të kontrolluar.
Bajamet: vazhdimisht renditen në listën e ushqimeve të shëndetshme, kështu që nuk është çudi që të jenë gjithashtu një ushqim alkalin. Ato përmbajnë proteina , kalcium dhe hekur.
Asparagus: ka efekt alkalin në trup, ai është një nga ushqimet më të forta që mund të hani në aspektin e alkalinitetit. Asparagus përmban hekur, vitaminë A dhe vitaminë C.
Avokado: nuk është çudi që avokado është në listën e ushqimeve alkaline. Avokado është në listën e superushqimeve për vlerat e shëndetshme që mbart. Ky ushqim përmban vitaminë C, vitaminë B dhe fibër.
Panxhari i kuq: është një nga ushqimet që arrin të veprojë për të rritur nivelet e pH. Ai përmban vitaminë C, vitaminë K dhe Folate.
Brokoli: është ushqim shumë i shëndetshëm dhe është e lehtë të kuptohet se është ushqim alkalin. Ai përmban vitaminë C, vitaminë A dhe kalcium.
Burimi: viralalternativenews/http://shëndeti.com.al


