Zbuloni “sekretin” për eliminimin e strijave pas lindjes

Përgatiti për  “Shëndet+”: Elena Beta

strija pas lindjesNe të gjithë e dimë se si duken strijat, por çfarë janë ato në të vërtetë? Strijat formohen në lëkurë pas ndryshimit drastik të peshës, përshëmbull pas lindjes. Nëpërmjet mjekësisë alternative mund t’i eliminoni ato pa qënë nevoja të frekuentoni qëndrat kozmetike, e t’u nënështroheni trajtimeve të kushtueshme. Ja çfarë sugjerohet!

E bardha e vezes: bën mrekulli për lëkurën tuaj. Sigurohuni që të aplikoni të bardhën e vezës dy herë në ditë mbi lëkurën e prekur nga strijat, për të shpejtuar procesin e shërimit.

Patate: vërtetë, ato janë të shijshme, por kanë një tjetër përdorim përveç konsumimit si ushqim. Lëngu i patates është i pasur me vitamina dhe minerale që ndihmojnë rindërtimin e qelizave të lëkurës. Provoni të fërkoni një gjysmë patate mbi zonën e prekur nga strijat, sigurohuni që lëkura ka marrë lëng të mjaftueshëm dhe lereni të thahet.  Pastaj lajeni me ujë të ngrohtë dhe sapun.

Lëng limoni:  është i njohur për aftësinë e tij në rigjenerimin e lëkurës. E pra, i njëjti parim gjithashtu funksionon për eliminimin e sprijave. Lyeni zonën e prekur me lëng limoni dhe lereni të thahet mirë para se ta lani. Rekomandohet të përdoret vazhdimisht për rezultatet më të mira.

Burimi: http://www.healthyandnaturalworld.com/

Postime të ngjashme

Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
“Kremi i diellit duhet të jetë kudo", thotë një grua me kancer
Shkencëtarët zbulojnë se vaksina kundër gripit ka një efekt shqetësues në shëndetin e grave