Zemra dhe dhëmbët, kujdesi që duhet treguar

Edvin Prifti, shef i kardiokirurgjisë, QSUT

Disa tipa të kushteve të zemrës i vendosin njerëzit përballë një rreziku më të lartë për zhvillimin e endokarditit infektiv, ose një infeksioni në zemër që mund të dëmtojë valvulat e zemrës. Në mënyrë që të mbrojnë këta pacientë, kardiologët shpesh dhembet zemrarekomandojnë terapinë me antibiotikë para ndërhyrjes kirurgjikale, përfshirë kirurgjinë dentare. Dentisti juaj ose kirurgu dentar, përveç doktorëve të tjerë, duhet të vihen në dijeni nëse ju jeni në një nga këto kushte para se të kryhet ndërhyrja kirurgjikale. Gjendjet e zemrës të cilat rrisin rrezikun për një endokardit janë:

  • Personat me valvula kardiake artificiale, mekanike apo biologjike
  • Personat të cilët kanë vese të lindura të zemrës
  • Pacientët me prolapse të valvulës mitrale me insificiencë të kësaj valvule
  • Pacientë me sëmundje valvulare e shkaktuar nga sëmundja reumatike e zemrës
  • Pacientët me një trashje anormale të muskulit të zemrës
  • Pacientët të cilat i janë nënshtruar by pass-it aorto-koronar, përgjithësisht nuk kanë nevojë për mbrojtje me antibiotikë gjatë procedurave dentare.

Nëse keni ndonjë problem me zemrën, konsultohuni me kardiologun tuaj dhe rekomandohet që ta kujtoni dentistin apo doktorët e tjerë për gjendjen tuaj.

Postime të ngjashme

Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
3 ushqime që duken të shëndetshme, por nuk janë të tilla
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim
Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë