Kryefaqja Lajm kryesor Zemra, sëmundjet që shfaq nga i ftohti

Zemra, sëmundjet që shfaq nga i ftohti

0
Shpërndaje

Manjola Liko, Kardiologe

Një grup mjekësh kardiologë në Suedi kanë ngritur alarmin se në dimër sulmet në zemër janë më të shpeshta. Ata japin disa këshilla dhe rekomandojnë të tregohet kujdes në këto ditë të ftohta. Prandaj personat që vuajnë apo janë në rrezik të sëmundjeve të zemrës, duhet t’i kushtojnë një vëmendje maksimale.

Ushqimi, alkooli, por mbi të gjitha të ftohtit janë përgjegjësit kryesorë për kulmin e infarkteve që regjistrohen. Ekspertët të cilët janë kujdesur për këtë studim, i cili është publikuar në revistën “Jama”, Suedi, tregojnë se i ftohti i madh është një rrezik i mundshëm për zemrën. Në ditët me temperaturë nën 0 °C rritet numri i infarkteve.

Rreziku i sulmit në zemër ulet me 3% në momentin që temperatura rritet me 8 gradë.

Prandaj kujdesuni për veten tuaj, duke zvogëluar ekspozimin ndaj të ftohtit përmes veshjeve dhe ngrohjes së duhur, duke shmangur sforcimet kur temperaturat janë nën zero ose sportet dimërore të domosdoshme.

Entuziastët e sporteve të dimrit që nuk marrin masa të caktuara mund të vuajnë nga hipotermia aksidentale. Hipotermia do të thotë temperatura e trupit ka rënë nën 35 gradë Celsius. Kjo ndodh kur trupi nuk mund të prodhojë energji të mjaftueshme për të mbajtur ngrohjen e temperaturës së brendshme. Simptomat përfshijnë: mungesën e koordinimit, konfuzionin mendor, ngadalësimin e reaksioneve, dridhje dhe përgjumje.

Fëmijët dhe të moshuarit janë më të rrezikuarit.

Sëmundja e zemrës është shkaku kryesor i vdekjes në Mbretërinë e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Australi. Një në çdo katër vdekje në SHBA ndodh si rezultat i sëmundjeve të zemrës.

Fakte të shpejta për sëmundjet e zemrës

  • Një në çdo katër vdekje në SHBA është e lidhur me sëmundjen e zemrës.
  • Aritmia dhe infarkti i miokardit janë disa shembuj të sëmundjeve të zemrës.
  • Sëmundja e zemrës mund të trajtohet me ilaçe ose kirurgji.
  • Ndalimi i pirjes së duhanit dhe ushtrimi rregullisht mund të ndihmojë në parandalimin e sëmundjeve të zemrës.

Infarkti

Infarkti është një ndër sëmundjet më të shpeshta të zemrës, njëkohësisht e cilësuar si sëmundja më e rrezikshme për shkak të pasojave që mbart për pacientin.

Jo të gjithë njerëzit që kanë sulme në zemër kanë të njëjtat simptoma ose kanë të njëjtin ashpërsi të simptomave. Disa njerëz kanë dhimbje të butë; të tjerët kanë dhimbje më të rënda. Disa njerëz nuk kanë simptoma; për të tjerët, po. Megjithatë, sa më shumë shenja dhe simptoma që keni, aq më të madha janë gjasat që të kaloni infarkt.

Disa sulme të zemrës godasin papritur, por shumë njerëz kanë shenja paralajmëruese dhe simptoma për orë të tëra, ditë ose javë më parë. Paralajmërimi më i hershëm mund të jetë dhimbje gjoksi ose presion (angina), që shkaktohet nga tendosja dhe lehtësohet nga pushimi. Angina shkaktohet nga një ulje e përkohshme e rrjedhjes së gjakut në zemër.

Veproni menjëherë. Disa njerëz presin shumë kohë, sepse nuk i njohin shenjat dhe simptomat e rëndësishme. Merrni këto hapa:

Thirrni për ndihmë urgjencën mjekësore. Nëse dyshoni se keni një sulm në zemër, mos hezitoni. Nëse nuk keni akses në shërbimet e urgjencës mjekësore, i kërkoni dikujt t’ju dërgojë në spitalin më të afërt.

Merrni aspirinë, nëse rekomandohet. Aspirina mund të ndihmojë pacientët që rrezikohen nga sëmundjet e zemrës sepse ajo hollon gjakun dhe parandalon mpiksjen e tij.

Faktorët që rrisin rrezikun e sëmundjeve të zemrës:

  • Presioni i lartë i gjakut dhe kolesteroli
  • Duhanpirja
  • Mbipesha dhe obeziteti
  • Diabeti
  • Faktori gjenetik
  • Mosha
  • Ushqyerja
  • Qëndrimi në një pozicion për një kohë të gjatë

Këta faktorë rrisin rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Disa, të tilla si mosha, janë të pashmangshme.

Megjithatë, faktorët të tjerë mund të parandalohen duke marrë masat e mëposhtme:

Ndiqni një dietë të ekuilibruar. Konsumoni ushqime të pasura në fibra dhe yndyra të shëndetshme (kufizoni yndyrat e ngopura dhe ato trans). Konsumoni sa më shumë fruta dhe perime.

Kryeni aktivitet fizik rregullisht. Për forcimin e zemrës, përmirësimin e qarkullimit të gjakut, uljen e kolesterolit dhe mbajtjen nën kontroll të presionit të gjakut.

Mbani nën kontroll peshën trupore.

Hiqni dorë nga duhani. Pirja e duhanit është një faktor i madh rreziku për zhvillimin e sëmundjeve kardiovaskulare.

Ulja e konsumit të alkoolit.

Sëmundja e zemrës është shkaku më i zakonshëm i vdekjes për të dy gjinitë.

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here