Zgjatet orari i lëvizjes, Komiteti njofton masat e reja anti-COVID

Komiteti i Ekspertëve ka dhënë detaje mbi situatën epidemiologjike në vendin tonë. Ministrja Ogerta Manastirliu deklaroi se është vërejtur një ulje e Incidendës së rasteve me COVID dhe situata paraqitet e qëndrueshme.

Nisur nga situata epidemiologjike dhe ecuria e procesit të vaksinimit antiCOVID, Manastirliu deklaroi se kufizimet për aktivitet dhe lëvizjet do të jenë në orën 22:00- 06:00

Është verejtur ulje e Incidendës së rasteve me COVID. Kjo është shoqëruar me lehtësim të situatës në spitale. Kemi patur rënie të fatalitetve. Rol kyç ka pasur efektiviteti i masave në fuqi.Grumbullimet në lokalet e natës, sidomos në dimër, kanë qenë vatra infeksioni. Masat tona kanë ndikur në shmangien e rasteve në nivele të larta. Jemi falenderues për respektimin e masave nga qytetarët dhe bizneset. Po monitorojmë me kujdes situatën. Nuk ka asnjë vend për të ulur vigjilencën, apo për të mos zbatuar masat e thjeshta. Po vijojmë me vaksinimin masiv të popullatës. Mbi 182 mijë të moshuar janë vaksinuar me dozën e parë të covid. Do realizojmë objektivin për 500 mijë vaksinime brenda majit. Situata epidemilogjike paraqitet e qëndrueshme. Ka rënie dhe të shtrimeve në spitale. Në spitalin covid4 nuk ka pacientë, por është në gatishmëri. Kemi vendosur të ndërmarrim disa masa të reja. Do zgjasim orën e lejuar të qarkullimit të qytetarëve. Nga nesër, ora e lejuar e lëvizjës do të jetë deri në orën 22:00. Ora policore do jetë nga ora 22 e mbrëmjes deri në 6:00 të mëngjesit”

Postime të ngjashme

Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal
Rreth 16 milionë kg mish derri nga Brazili, BE e ndaloi, Shqipëria vazhdon të importojë me shumicë
Anulohet tenderi prej 50 milionë eurosh për hemodializën