Zgjedhje të shëndetshme për zemrën kudo ku jetoni, punoni dhe argëtoheni 

 

Çdo vit Organizata Botërore e Shëndetësisë në bashkëpunim me Federatën Botërore të zemrës  organizojnë Ditën Botërore të Zemrës.

elena 4Dita Botërore e Zemrës mbahet në nivel global çdo vit më 29 shtator, me qëllimin kryesor të saj ndërgjegjësimin informimin dhe edukimin e njerëzve lidhur me sëmundjet kardiovaskulare (SKV), të cilat janë shkaku kryesor i vdekjeve në të gjithë botën. Dita Botërore e Zemrës gjithashtu, synon të promovojë masa parandaluese që zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.

Tema e Ditës Botërore të Zemrës për këtë vit është: “Zgjedhje të shëndetshme për zemrën kudo ku jetoni, punoni dhe argëtoheni”. Pra, krijimi i mjediseve të shëndetshme për zemrën në mënyrë që, çdo njeri kudo qoftë të ketë të drejtën të bëjë zgjedhje të shëndetshme për veten në çdo mjedis në të cilin jeton, punon apo luan, që të reduktohet rreziku për të patur semundje kardiovaskulare apo goditje në tru.

Sëmundje kardiovaskulare (SKV) është një term i gjerë dhe përfshin një sërë sëmundjesh që ndikojnë në zemër dhe në enët e gjakut. Një atak në zemër ose goditje në tru mund të jetë paralajmërimi i parë i një sëmundjeje kryesore.

Ka shumë lloje sëmundjesh që mund të japin goditje në zemër ose goditje në tru, prandaj, për lehtësi, këto sëmundje i ndajmë në tre grupe të mëdha: në sëmundje që ndikojnë drejtpërdrejt në zemër, në tru dhe në sistemin periferik të qarkullimit të gjakut.

Postime të ngjashme

Shenjat e fshehta të problemeve me zemrën që nuk duhet t’i injoroni
Ja pijet dhe ushqimet më të mira që mund t’i konsumoni çdo ditë në verë
A e dini se mpiksja e gjakut ndodh me shpesh te njerëzit e gjatë?
Intervista/ Vizitat tek mjeku, ushqyerja dhe presioni ‘online’ për vitamina, pediatrja Sheme orienton si duhet të sillemi në raport me fëmijët
Mjekja psikiatre tregon se si e nisin konsumin e drogës të rinjtë, ndryshimet fizike dhe psikologjike tek përdoruesit
Nga mungesa e frymëmarrjes, tek dobësia në pjesën e krahëve, cilët janë treguesit paralajmërues të një ataku në zemër
Ekspertët: Disa minuta ushtrime fizike në ditë mund të përmirësojnë shëndetin e zemrës
​Moti i ftohtë shton rrezikun e sulmit në zemër, ja si të mbroheni