Zgjerohet task-forca për kontrollin e farmacive, asnjë tolerancë për abuzimin me sigurinë e barnave

Me urdhër të Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu është zgjeruar Task-Forca e ushtrimit të kontrollit të barnave, duke përfshirë anëtarë nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Urdhëri i Farmacistëve të Shqipërisë, Agjencisë Kombëtare të Kontrollit të Barnave, Fondi i Sigurimit të Detyrieshëm të Kujdesit Shëndetësor, Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor.

Zgjerimi i grupit të kontrollit të kësaj Task-Force ka për synim kontrollin në çdo farmaci të plotësimit të kushteve të ruajtjes dhe monitorimit të barnave, të kushteve higjieno-sanitare, kontrollin e barnave mbi pullën e sigurisë, kontrollin për tregtimin e barnave pa recetën e mjekut, etj.

Task Forca për barnat vetëm gjatë muajit të fundit ka kontrolluar 67 farmaci duke marrë masa për shkelje administrative për 29 prej tyre.  Më konkretisht, u morën masa edhe për 15 farmaci që tregtonin barna në mungesë të recetave sipas klasifikimit, për 10 farmaci që jepnin barna pa recetë, 1 farmaci për tregtim të barnave spitalore, 1 farmaci për mungesë të farmacistit, 2 masa për ruajtjen dhe sigurinë e barnave.

Kujtojmë se Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, në Shtator 2018 ngriti Task Forcën për barnat, me një grup kontrolli të përbashkët të disa institucioneve, ku për herë të parë përfshihen dhe anëtarë nga Urdhëri i Farmacistëve të Shqipërisë, për të kontrolluar çdo farmaci.

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni