Zgjidhet enigma e fundit për diabetin e tipit 1, një hap larg gjetjes së kurës

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Shkencëtarët kanë zbuluar më në fund panoramën e plotë të zonës së sulmuar nga sistemi imunitar, ku shkaktohet diabeti i tipit 1. Studimi i publikuar tek revista “Diabetes” ka zbuluar objektivin e pestë dhe atë më kritikun që sulmon sistemi imunitar.

Ekipi i Universitetit të Linkolnit bëri të ditur se këto zbulime mund të ndihmojnë në zhvillimin e mënyrave të reja për të parandaluar dhe trajtuar sëmundjen.diabet

Tek diabeti i tipit 1, sistemi imunitar shkatërron qelizat beta që prodhojnë insulinën, një hormon i nevojshëm për të mbajtur nën kontroll nivelet e sheqerit në gjak.

Studimet e bëra ndaj antitrupave unikë të pacientëve me diabet të tipit 1, tregonin se ekzistojnë pesë objektiva të qarta që sulmohen nga sistemi imunitar, por deri tani nuk ishte përcaktuar qartë se cilët ishin ata. Studime të mëparshme kishin zbuluar 4 prej tyre, ndërsa e fundit rezultonte e pamundur të zbulohej për plot dy dekada.

Michael Christie, doktori që udhëhoqi kërkimet në Universitetin e Lincolnit, tha për BBC-në se “me këtë zbulim të ri, tashmë kemi përfunduar identifikimin e shënjestrave të sistemit imunitar, duke e plotësuar tërësisht panoramën e tyre”.

Objektivat janë: Insulina, “Glutamate decarboxylase”, “IA-2”, “Zinc transporter-8” dhe “tetraspanin-7”, i zbuluar së fundi. Këta objektiva që kryesisht janë emërtime teknike, përfshihen të gjithë në sekretimin dhe ruajtjen e hormonit insulinë.

Me identifikimin e objektivave kryesorë të sëmundjes, shkencëtarët shpresojnë që të gjejnë mundësi të reja për gjetjen e një kure të re kundër diabetit.

Diabeti:

Janë dy lloje diabeti:

Tipi 1 – ku pankreasi nuk prodhon insulinë

Tipi 2 – ku pankreasi nuk prodhon mjaftueshëm insulinë ose qelizat  e trupit nuk reagojnë ndaj insulinës.

Diabeti i tipit 1 mund të zhvillohet në çdo moshë, por zakonisht shfaqet para moshës 40 vjeç, sidomos në fëmijëri. Me këtë sëmundje janë të prekur rreth 10% të të sëmurëve me diabet. Ndërsa diabeti i tipit 2 shkaktohet më së shumti prej jetesës së varfër. Rreth 90% e të rriturve me diabet kanë tipin 2, i cili zhvillohet më shumë me kalimin e moshës.

Burimi: BBC / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Plagosje me thikë brenda Poliklinikës në Shkodër, i lënduari i nënshtrohet operacionit
5 mënyra të lehta për të përshpejtuar metabolizmin tuaj
97 mijë të punësuar në profesionet e rregulluara, mjekët dhe stomatologët më të paguarit
Allmuça: Mekanizmat e Koordinuar të Referimit janë ngritur në 61 bashki, por nuk funksionojnë njësoj në të gjitha
Bëheni me shenja të zeza pa e kuptuar? Ja pse ju ndodh
Kastraveci, përfitimet shëndetësore të kësaj perimeje verore
Shqipëria, ndër vendet e Europës që ka më pak shtretër në spitale, pavarësisht popullsisë në rënie
Për herë të parë, turistëve të huaj u vihet tarifë për shërbimet shëndetësore