Fatmir Brahimi zgjidhet president i Urdhrit të Mjekut të Shqipërisë

(Përditësim) – Presidenti i ri i Urdhrit të Mjekut është Fatmir Brahimi. Brahimi, shef i pediatrisë në spitalin e Vlorës. Zgjedhja e tij u bë me votat e Këshillit të ri Kombëtar të Urdhrit të Mjekut dhe presidentëve të rretheve.

Urdhri i mjekut zgjedhjet***

Fatmir Brahimi, Vitri Lika, Arjan Harxhi, Vehbi Kovaçi, Miltjan Veveçka, Kostandin Hida dhe Faik Toska janë emrat e Këshillit të ri Kombëtar të Urdhrit të Mjekut. Ndërkohë pritet që të zgjidhet edhe kreu i ri i Urdhrit.

***

Zhvillohen zgjedhjet për Urdhrin e Mjekut të Shqipërisë, Abazaj: Kujdes presionet politike

Po zhvillohen në Tiranë zgjedhjet për presidentin e Urdhrit të Mjekut të Shqipërisë. Në fjalën e tij të fundit në këtë post, Din Abazaj u shpreh se pasardhësi i tij duhet të ketë shumë kujdes nga ndërhyrjet dhe presionet e politikës, të cilat janë të shumta. Ish-presidenti tha se ka qenë i vështirë përballimi i presioneve të ushtruara nga institucionet shtetërore.

Postime të ngjashme

Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
3 ushqime që duken të shëndetshme, por nuk janë të tilla
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Rishikimi i Buxhetit 2026: Financime shtesë për shëndetësinë
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim
Paradoksi i shëndetësisë shqiptare: Të parët në Ballkan për shpenzimet spitalore, të fundit për financimin publik