Zgjimi i mëngjesit, 5 gabime që i bëni që në fillim

Zgjimi i mëngjesit është një prej momenteve më delikate të ditës, por janë pesë gabime të cilat bëhen brenda orës 10.00. Studiuesi amerikan Corrie Pikul ka përmbledhur pesë gabimet më të shpeshta, të cilat bëhen qysh në orët e para të mëngjesit.

Hidheni nga krevati sapo zgjoheni: Problemi i këtij lloj zgjimi është se bëhet një sforcim i madh i muskujve pas një nate pushimi në të njëjtin pozicion. Kjo gjë mund të shkaktojë dhimbje fizike, kryesisht në shpinë.

Visheni në errësirë: Drita e fikur mund t’ju bëjë që t’ju zërë sërish gjumi. Për të nisur ditën me këmbën e mbarë, është e domosdoshme prania e dritës natyrale, e gjum2cila ndikon pozitivisht në humor.

Prisni pasditen për të pushuar: Shumë njerëz janë mësuar të punojnë me intensitet dhe i lejojnë vetes pushim vetëm në drekë. Por një studim amerikan i Univeristetit të Minesotës këshillon që për ta përballuar më mirë ditën, duhen bërë pushime të shkurtra qysh në nisje të saj.

Vendosni zilen e zgjimit në 6.45 të mëngjesit: E keni kuptuar orarin e zgjimit dhe e shtyni gjithnjë, kjo gjë ju acaron. Mundohuni të ndryshoni zilen e zgjimit dhe vendoseni 10-20 minuta më vonë, në mënyrë që të ngriheni direkt.

Ushtrime që në zgjim: Në vend të bëni gjimnastikë, mundohuni të hani mëngjes rreth 30 minuta pas zgjimit. Kjo shërben për të furnizuar organizmin me energji. Pas gjumit të natës, trupi ka nevojë për karbohidrate për të qenë të rikarikuar. Më tej bëni ushtrime fizike.

Postime të ngjashme

Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026