“Zhbllokoni specializimet”, dekani i mjekësisë apel qeverisë

fakulteti i mjekise

Edlira Sulejmani
Specializimet pas universitare tek Fakulteti i Mjekësisë ende nuk kanë nisur. Bllokimi i këtij proçesi është një shqetësim jo vetëm për studentët e këtij institucioni arsmor, por edhe për drejtuesit e fakultetit të cilët thonë se deri tani nuk ka asnjë vendim qeverie. Ata shprehen se ky proces ka gati tre vite që zvarritet, ndërkohë që propozojnë që  kuotat e specizlizimeve duhet të miratohen nga vetë fakultetet.
”Ka 3 vjet që nuk janë kryer specializime, ka cënuar shërbimin në QSUT, sepse specializuesit kanë kontribut të madh në shërbimin shëndetësor por edhe prespektivën dhe karrierën e tyre. Ka 3 vite që nuk është hapur fare specializimi dhe këtu hapet me vendime qeveria.Unë mendoj që specializimet duhet të jenë në vullnetin e Fakultetit të Mjeksisë dhe fakulteteve të tjera duke e konsideruar si një cikël të rregullt studimesh.”tha Bajram Hysa, dekan i Fakultetit të Mjekësisë.
Dekani i mjekësisë shprehet se bllokimi i proçesit të specializimeve ka sjellë mangësi të shumta të mjekëve të ndryshëm në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza, por edhe në qendrat shëndetsore.
”Ka nevojë që nga mjeku i familjes, dhe të gjitha shërbimet klinike dhe sëmundjet iterne.”tha Bajram Hysa, dekan i Fakultetit të Mjekësisë.
Mangësia me mjekë specialistë në qendrat shëndestore, spitale apo maternitet nuk është vetëm një problem në Tiranë por edhe në rrethet e tjera të vendit.

Postime të ngjashme

Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë
60 kursantë të Akademisë së Sigurisë në spital me simptoma helmimi, Policia: AKU ka marrë mostra të ushqimeve të konsumuara
Helmohen sërish kursantët e Akademisë së Sigurisë, 30 persona përfundojnë në spital
Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen
I nxehti ekstrem, kush janë kategoritë më të rrezikuara
Studimi: Si po përhapen në TikTok informacione të rreme rreth kremrave të diellit
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje
Mes protestave: Akila, gazetarja me inteligjencë artificiale, do të flasë me një milion shqiptarë