Zhurma akustike, shkak i 10 mijë vdekjeve në vit në Evropë

Për qytetarët që jetojnë nëpër qytetet e mëdha, shpesh nuk merret parasysh sesa e dëmshme mund të jetë zhurma e jetës së përditshme.

Si pasojë e ndotjes akustike, siç zbulon Agjencia europiane për Ambientin në studimin e saj të fundit, të paktën 43 mijë persona që kërkojnë ndihmë mjekësore preken drejtpërdrejtë nga ndotja akustike, ndërsa 10 mijë të vdekur të parakohshëm në botë lidhen me këtë problem.

Të prekur dhe njerëz që vuajnë nga shqetësimet për shkak të tejkalimit të normës së zhurmës, në Europë janë të paktën 8 milionë qytetarë. Sipas hetimit të fundit të “EuroAcustici”, agjenci e specializuar për zhurmat në ambient, të prezaktuar 20 tetorin e kaluar në Universitetin “Roma Tre”, burimi kryesor i shqetësimeve akustike për italianët (një në 3) vjen nga shumë pranë shtëpive të tyre.

Edhe pse sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, shkak i stresit dhe shqetësimeve të tjera, zhurmat përreth nuk janë nga më të dëmshmet, ato të lidhura me trafikun janë shumë.

Në Bashkimin Europian dhe vendet e tjera të Europës Lindore, një total prej 61 mijë vetësh në vit vuajnë nga sëmundje ishemike të zemrës, 45 mijë për vështirësi njohjeje të fëmijëve, 903 mijë në vit nga çrregullimet e gjumit, 22 mijë nga oshëtima e veshëve, si dhe 587 mijë në vit për shqetësime të tjera.

Trafiku i përditshëm është burimi kryesor i të gjitha këtyre shqetësimeve. Problemi është rënduar edhe më tej nga fakti se jeta pranë qytetit do të vazhdojë të jetë shumë më e frekuentuar sesa ajo në periferitë urbane. Brenda vitit 2020, një parashikim thotë se 80% e popullsisë europiane do të jetojë në qendrat e qyteteve, kështu që do të jenë të ekspozuar ndaj zhurmave, shpeshherë shumë më të forta sesa normat e lejueshme për shëndetin./Top Channel

Postime të ngjashme

Ngacmoi seksualisht pacienten 21-vjeçare, arrestohet kirurgu
Këto 3 vitamina që ekspertët rekomandojnë të mos i merrni me stomak bosh
Rimbursimi në mars, sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti përhapje në masë
Helmohen 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, reagon AKU
Sa kafe mund të pimë në ditë pa rrezikuar shëndetin? Ja çfarë thonë studimet
Alarm në Zvicër dhe Francë, identifikohen rastet e para me Hantavirus
Alarm në det: Shpërthen hantavirusi në anije turistike, 3 të vdekur
Brokoli apo lulelakra: Cila ka më shumë fibra dhe cila është më e shëndetshme?