Zhurmat, a shkaktojnë depresion?

Mjeku Xhevair degjojHoxhallari thotë se “efekti i dytë që shkaktojnë zhurmat është efekt psikologjik, i cili shoqërohet me uljen e nivelit intelektual, uljen e gjendjes emocionale, me çrregullim nervor etj. Kjo ndodh sepse zhurmat bëjnë që të humbasë përqendrimi dhe për pasojë krijohet irritimi tek individët”.

Sipas mjekut, në vendin tonë njerëzit kanë vite që nuk kujdesen më për zhurmat dhe efektet e tyre negative në shëndet. “Ndodh që në ambientet e punës, kur u thua punëtorëve që duhet të mbash kufje për t’u ruajtur nga intensiteti i lartë i zhurmës, sepse të dëmton, i duket si çudi dhe bezdi. Pra, në vendin tonë nuk ekziston një edukatë e të ruajturit të shëndetit vetjak. Shpeshherë puna është ambienti i parë që mund të na shkaktojë dëmtime në dëgjim.

“Kur tek ne paraqiten raste me probleme në dëgjim, pyetja e parë që ne i drejtojmë është se ku ka punuar, prandaj duhet të jemi të kujdesshëm ndaj vetes”.

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?