Zhvillimi i kancerit të prostatës, ç’duhet të dimë

Nga mjeku Viktor Qereshniku:

Ekzistojnë disa sisteme për kategorizimin e nivelit të zhvillimit të kancerit të prostatës. Më i pranuari është sistemi TNM.

Mjeku Viktor Qereshniku

Mjeku Viktor Qereshniku

– Faza e parë (T1): tumori është i vogël, i kufizuar në prostatë dhe që nuk mund të zbulohet me anë të DRE. Ky është një kancer që zakonisht zbulohet rastësisht pas një ndërhyrje në prostatë për hipertrofi benigne të prostatës. Biopsia e indeve të hequra zbulon kancerin.
– Faza e dytë (T2): tumori është akoma i kufizuar në prostatë, por është më i madh dhe mund të konstatohet me anë të DRE.
– Faza e tretë (T3): kanceri i prostatës ka kaluar kapsulën prostatike dhe mund të infiltrojë indet rreth prostatës dhe vesikulat seminale.
– Faza e katërt (T4): Kanceri i prostatës ka dhënë metastaza dhe ka arritur në nyjet limfatike, në kocka dhe në organë të tjera si në mëlçi apo në mushkëri.

Avancimi i sëmundjes

Tumori i prostatës është zakonisht një tumor që progreson ngadalë. Për këtë janë dhënë informacione nga një studim i publikuar në JAMA ( the Journal of the American Medical Association ). Meshkujt me gradë të ulët të tumorit të prostatës (Gleason me pikë nga 2-4 ) kanë progresion të ngadaltë të tumorit dhe mbijetesa është e mirë. E kundërta ndodh kur tipi i tumorit vlerësohet në Gleason 8-10.

Cilat janë format e trajtimit të kancerit të prostatës?

– Ndjekja e rastit dhe pritja me kontrolle periodike
– Terapia hormonale
– Radioterapia
– Prostatektomia radikale
– Brachiterapia
– Kriokirurgjia

Sigurisht që metoda e trajtimit do të përcaktohet nga specialisti i onkologjise urologjike, duke u bazuar në vlerësimin e hollësishëm të gjendjes dhe moshës së pacientit si edhe të stadit të zhvillimit të tumorit.  Secila metodë trajtimi ka avantazhet dhe disavantazhet e veta. Në fund të fundit është një metodë trajtimi invazive.

Kanceri i prostatesTerapia hormonale: kanceri i prostatës rritet në vartësi nga hormoni i testosteronit që prodhohet nga testikujt si edhe nga gjendra mbiveshkore ( suprarenale ). Prodhimi i këtij hormoni mund të ndërpritet në dy mënyra.

  1. Me anë të një ndërhyrje orchiectomia ( heqjes se testikujve ).
  2. Por hormoni i testosteronit mund të ndërpritet edhe me përdorimin e medikamenteve si leuprorelide apo dhe goserelin, të cilët frenojnë gjendrën e hipofizes dhe kështu bëjnë që të zvogëlohet prodhimi i hormonit nga testikujt. Kjo terapi zakonisht është e rezervuar për tumoret me metastaza.

Medikamente të tjera që përdoren për bllokimin androgenik janë :

– Casodex ( bicalutamide )
– Cyproterone acetat
– Eulexin ( flutamide )
– Lutenizing Hormone Releasing Hormone ( LHRU, leuprolide/Zoladex-goserelin ).

Për të konkluduar shikojmë se për adenokarcinomën e prostatës ka shumë variante

– Preventive
– Diagnostike
– Kurative invazive
– Kurative medikale, etj.

Për këtë arsye duhet të citojmë thënien e urologëve që “Meshkujt vdesin me kancer prostate, por jo nga kanceri i prostatës”.

Për të vërtetuar këtë, mund të kujtojmë figura të shquara të artit evropian të cilët janë prononcuar vetë që janë trajtuar për kancer të prostatës dhe që aktualisht janë fare mire dhe zhvillojnë jetë aktive artistike.

Postime të ngjashme

Shkencëtarët zbulojnë se qelizat e spermës mbajnë gjurmë të stresit të fëmijërisë dekada më vonë
Rreziku i kancerit të prostatës dhe mjekimi me dutasteride
Burrat kanë rrezik më të lartë të Parkinsonit, dhe më në fund mund ta dimë pse
Jetëgjatësia për burrat nuk është në ADN, por në …
Mjekët zbulojnë shkaktarët shumë befasues, që mund të qëndrojnë pas kancerit të prostatës
“Makthi i burrave”, njihuni me problematikën që cenon edhe jetën seksuale
Ja pse rreziku i infeksioneve ushqimore tek fëmijët rritet në verë!
Ja si të mënjanojmë pickimin nga insektet në verë