Zhvillohet kampionati kombëtar i notit, triumfon “Akademia e Notit Te Stela”

Akademia e Notit Te Stela kampionati (1)

Më dt. 09-10 Prill pranë “Resort Te Stela”  u zhvillua Kampionati Kombëtar i Notit për Të Rinj – Të Rritur 2016. Në këtë kampionat morën pjesë ekipet: Akademia e Notit “Te Stela”, Nobis, Tirana, Teuta, Jon Vlorë, Partizani, TDS.

Garat u zhvilluan përgjatë ditës së shtunë dhe të dielë, paradite dhe pasdite, ndërkohë që pjesëmarrja ishte tepër e madhe, pasi garuan mbi 100 notarë.

Akademia e Notit Te Stela kampionati (2)

Rezultatet e arritura në këtë kampionat janë:

  • Kampion për të rinj – të rritur ishte Akademia e Notit Te Stela
  • Notari më i mirë u shpall Deni Baholli  (Akademia e Notit Te Stela)

Rekordet e thyera e të vendosura

  • Xhon Diko  vendosi  400 m mix
  • Sonja  Kapedani 200 m shpinë , 400 m mix
  • Telma Hashorva vendosi  800 m stil i lirë
  • Endi Kola theu 200 m Delfin
  • Greisi Koxhaku  theu  400 m stil i lirë, 50 m shpinë, 50 m delfin, 100 m delfin

Për çdo interesim në lidhje me këtë artikull apo personat e përfshirë, ju lutemi të kontaktoni “Te Stela Sport Center” në 067 20 333 10 , sport-estetike@testela.al ose në Facebook: “Te Stela”

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim