Zineb Touimi-Benjelloun: Dhuna, problem serioz i shëndetit publik

“Çrrënjosja e dhunës ndaj grave është një çështje e rëndësishme për organizatat dhe agjencitë e OKB-së dhe kjo kërkon një përgjigje dhe adresim multisektorial të unifikuar dhe të koordinuar”

“Dhuna në bazë gjinore është një shqetësim serioz për shëndetin publik. Kur një gjë e tillë ndodh, janë në rrezik jo vetëm shëndeti i gruas dhe mirëqenia e saj, por edhe i shoqërisë sonë në tërësi. Duke i dhënë fund dhunës ndaj grave, u jepet mundësi grave të luajnë rolin vendimtar që ato kanë në zhvillimin e vendit. Gjendja e mirë shëndetësore e grave dhe vajzave mund të ndihmojë në arritjen e secilës prej tetë Objektivave të Zhvillimit të Mijëvjeçarit”.

Zineb dhe BardhylkaKështu u shpreh znj. Zineb Touimi-Benjelloun, Koordinatore Rezidente e Kombeve të Bashkuara në Shqipëri gjatë prezantimit të vlerësimit të ndërhyrjes kombëtare “Ngritja e kapaciteteve të personelit shëndetësor për adresimin e dhunës me bazë gjinore”.

Znj. Zineb Touimi-Benjelloun theksoi se çrrënjosja e dhunës ndaj grave është një çështje e rëndësishme për organizatat dhe agjencitë e OKB-së dhe kjo kërkon një përgjigje dhe adresim multisektorial të unifikuar dhe të koordinuar. “Qasja e unifikuar ka ofruar mundësi për të arritur rezultate më të mira zhvillimi, duke forcuar lidershipin, partneritetet dhe pronësinë kombëtare, në aleancë me qëllimet programore dhe objektivat e sistemit të OKB-së”, theksoi znj. Zineb Touimi-Benjelloun.

Ndërkohë, ajo shpjegoi se Programi Kombëtar për Adresimin e Dhunës me Bazë Gjinore në Sektorin e Shëndetësisë – erdhi si një ndërhyrje për të mbështetur zbatimin e Ligjit për masat ndaj dhunës në familje, të miratuar në vitin 2006, të Ligjit për Barazinë Gjinore në Shoqëri në vitin 2008 dhe Strategjisë Kombëtare për Barazinë Gjinore.

“Ndërhyrja në këtë shkallë u mundësua me fondet e Agjencisë Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim nëpërmjet Fondit të Koherencës së OKB-së. Kjo përpjekje ambicioze është bërë për të adresuar dhunën me bazë gjinore në sektorin e shëndetësisë, duke hartuar protokollet dhe udhëzimet për nivelin e kujdesit shëndetësor parësor dhe duke forcuar kapacitetet e ofruesve të kujdesit shëndetësor në këtë nivel, për të trajtuar dhe referuar siç duhet rastet e dhunës që lidhen me gjininë. Kjo ndërhyrje është e fokusuar në sektorin e kujdesit shëndetësor parësor. “Agjencitë e tjera të OKB-së janë duke punuar për adresimin e Barazisë Gjinore, Dhunës me bazë Gjinore dhe dhunës në familje në të gjitha fushat”, u shpreh znj. Zineb Touimi-Benjelloun, duke shtuar se “vlerësimi i ndikimit të kësaj ndërhyrjeje mbarëkombëtare jep gjetjet dhe rekomandimet, të cilat do ta orientojnë Ministrinë e Shëndetësisë për politika më të mira, për të adresuar dhunën me bazë gjinore në sektorin e shëndetësisë. Vlerësimi siguron orientime kryesore për sektorë të tjerë, si për partnerët e zhvillimit dhe organizatat e shoqërisë civile dhe kjo përforcon rëndësinë e veprimit të përbashkët për të adresuar dhunën me bazë gjinore”.

Ky shkrim është pjesë e suplementit “Mbi adresimin e dhunës me bazë gjinore”, botuar në numrin e 1 majit 2014 të gazetës “Shëndet+” dhe mbështetur nga Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullsinë 

UNFPA logo

Postime të ngjashme

Turqia, destinacion global për shërbime mjekësore: Anadolu Medical Center, lider në këtë rrugëtim
Gjashtë këshilla të provuara shkencërisht për një tru të shëndetshëm
Trajtimi psikosocial dhe shëndetësor i dhunuesve: hallka e munguar për thyerjen e ciklit të dhunës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
 Nga bananet te çokllata e zezë, 6 ushqime që ulin nivelet e stresit
Cilat ushqime ndihmojnë shëndetin e syve?
Çfarë i bën kafja trupit dhe sa zgjat efekti i saj
Angjinarja: Perimi i pranverës që forcon kockat dhe zemrën