Zjarri në repartin e dializës në Spitalin Amerikan, policia: Shkak, konflikti mes pacientëve

Dializa Beqaj 1 (2)

Lidhur me ngjarjen e sotme, policia ka dalë në njoftim zyrtar, në të cilin thuhet:

“Më datë 25.07.2016, rreth orës 11:00, tek spitali Amerikan, në SQU, në brendësi të pavionit të Hemo-Dializës, ka rënë zjarr. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar menjëherë shërbimet policore dhe zjarrfikëset të cilët bënë të mundur fikjen e zjarrit.

Shërbimet e komisariatit të Policisë nr.3 nxorën jashtë godinës pacientët që ndodheshin brenda.

Nga veprimet paraprake të grupit hetimor, i cili ndodhet  në vendin e ngjarjes dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar me dashje nga pacienti i identifikuar si Lefter C. rreth 47 vjeç. Dyshohet se ka lindur një konflikt midis dy  shtetasve Lefter C. dhe shtetasit  D. Saraçi 69 vjeç. Shtetasi Lefter C. pasi ka mbaruar dializën, ka shkuar në dhomën e shtetasit D.Saraçi, ka nxjerrë nga qesja një bidon dhe  dyshohet të ketë spërkatur me benzinë shtetasin  D. Saraçi dhe më pas i ka vënë zjarrin.

Me ndërhyrjen e infermierëve është bërë e mundur shuarja e zjarrit mbi autorin e dyshuar dhe të dëmtuarin.

Shtetasi D.Saraçi ka qenë i shtruar dhe merrte mjekim dhe në të njëjtën dhomë me të ka qenë duke marrë mjekim dhe pacientja Sanie Sulaj, 55 vjeçe, nga Mamurrasi, e cila ka gjetur vdekjen si pasojë e asfiksisë. Aktualisht, shtetasi D.Saraçi ndodhet i shtruar në sallën e reaminacionit pranë spitalit Ushtarak, kurse autori i dyshuar ndodhet në spitalin American 2 .

Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.”

Postime të ngjashme

Siguria ushqimore, OBSH: Rreth 866 milionë njerëz sëmuren çdo vit nga ushqimi i kontaminuar
Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse konsumoni çdo ditë një lugë vaj ulliri?
Kur është koha më e mirë për të marrë kolagjen? Ekspertët japin përgjigjen
10 ushqimet më hidratuese
Studimi: Vaksina kundër kancerit mund të zhdukë plotësisht tumoret
15 simptomat e hershme që mund të jenë shenjë e kancerit
Ndryshim në krye të QSUT-së, Evis Sala emëron Rudina Degjonin Drejtoreshë të Përgjithshme
Këmbët e ënjtura? Ja ushqimet që ndihmojnë dhe ato që duhet të shmangni