Zjarri në Spitalin Amerikan, dyshohet për tre viktima

Dializa Beqaj 1 (2)

Denisa Canameti/ Elona Tereziu, shendeti.com.al

(Përditësim) Policia identifikon edhe pacienten tjetër e cila humbi jetën në zjarrin që përfshiu sot repartin e hemodializës në Spitalin Amerikan 1 në Tiranë. “Grupi hetimor gjatë këqyrjes dhe kontrollit të vendit të ngjarjes, ka konstatuar poshtë një krevati trupin e pajetë të një pacienteje tjetër të identifikuar si shtetasja Hanife Mali, 55 vjeçe, banuese në Laç”, thuhet në deklaratën e dytë të policisë për ngjarjen e sotme.

***

Dyshohet se ka shkruar në tre numri i viktimave nga zjarri i rënë në repartin e hemodializës në Spitalin Amerikan. Gazetarët e ndodhur në vendngjarje shprehen se makina e morgut ka ardhur dy herë në spital për të tërhequr dy trupa. Pacientja e konfirmuar nga policia është Sanie Sulaj, 55 vjeç, e cila ka ndërruar jetë nga asfiksia. Por të afërm të pacientëve flasin edhe për një grua tjetër, e cila gjithashtu ka mbetur viktimë.

Ndërkohë, nga ana e nënkryetares së shoqatës së hemodializës, Alma Sheme, deklarohet se ka më shumë se një viktimë nga zjarri. Sipas saj, edhe pacienti Lefter C. autor i dyshuar i zjarrit të rënë në repart, ka ndërruar jetë. Ndërkohë, Sheme deklaron se gjendja e 69-vjeçarit D. Saraçi, është e rëndë.

Postime të ngjashme

Reduktim i mjekëve në qendra shëndetësore dhe spitale, reagon Ministria e Shëndetësisë
Vrau 15 pacientë, mjeku dënohet me burgim të përjetshëm! Dëshmia: Mendova se ishte më e mira për ta
Kur një nënë e kuptoi menjëherë se vajza e saj ishte dhunuar, pse nuk u aktivizuan mekanizmat e sistemit shëndetësor?
Raporti i OBSH-së: Rastet e kancerit pritet të rriten ndjeshëm në mbarë botën
E sëmura me kancer në protestë: Jep para për koncert dhe nuk rimburson ilaçet tona
5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave
5 mënyra për të mbajtur kockat tuaja të forta pas moshës 50 vjeç
5 arsye pse pjeshkët nuk duhet të mungojnë në dietën tuaj