Zjarri në spitalin Amerikan, shkon në 4 numri i viktimave

Spitali Amerikan_video

Shkon në 4 numri i viktimave të ngjarjes në Spitalin Amerikan. Pasditen e së mërkurës ndërroi jetë në spital Dashamir Saraçi, pacienti i hemodializës në Spitalin Amerikan që u sulmua me benzinë nga një tjetër pacient.

Dashamir Saraçi kishte pësuar djegie shumë të rënda nga flakët dhe dy ditë pas ngjarjes nuk mundi të mbijetojë.

Një ditë më parë humbi jetën autori i zjarrëvënies, Lefter Canaj, ndërsa menjëherë pas marrjes flakë të spitalit u gjetën të vdekura dy paciente femra të cilat po merrnin shërbimin në këtë pavion.

Ato janë Sanie Sulaj , 55 vjeçe nga Mamurrasi, e cila vdiq si pasoje e asfiksisë, dhe Hani Mali, 55 vjeçe, banuese në Laç, e cila u gjet e vdekur poshtë një krevati.

Postime të ngjashme

Siguria ushqimore, OBSH: Rreth 866 milionë njerëz sëmuren çdo vit nga ushqimi i kontaminuar
Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse konsumoni çdo ditë një lugë vaj ulliri?
Kur është koha më e mirë për të marrë kolagjen? Ekspertët japin përgjigjen
10 ushqimet më hidratuese
Studimi: Vaksina kundër kancerit mund të zhdukë plotësisht tumoret
15 simptomat e hershme që mund të jenë shenjë e kancerit
Ndryshim në krye të QSUT-së, Evis Sala emëron Rudina Degjonin Drejtoreshë të Përgjithshme
Këmbët e ënjtura? Ja ushqimet që ndihmojnë dhe ato që duhet të shmangni