Zona rreth sqetullave dhe bikinit, ja përse është e errët dhe si ta eliminoni!

Një nga problemet që femrat hasin më shpesh është errësimi i lëkurës në zonën e sqetullave dhe rreth bikinit.  Por nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, kjo ndodh për arsye të ndryshme, si mënyra e gabuar e kujdesit të lëkurës, zakonet e këqija apo gjendjet shëndetësore. Megjithatë, ju mund ta trajtoni në kushte shtëpie këtë problem. Ja disa mënyra natyrale që ju vijnë në ndihmë!

-Patatet përmbajnë një acid të butë që mund të ndihmojë zbardhjen e lëkurës në mënyrë natyrale. Ajo që duhet të bëni është të prisni një fetë patate dhe ta lini për 30 minuta në zonën e errët të lëkurës.

-Kastraveci gjithashtu përmban një acid të butë që mund të ndihmojë zbardhjen e lëkurës në mënyrë natyrale pa shkaktuar ndonjë acarim.

-Limon ose sodë buke jo vetëm që përmban acid natyral zbardhues, por ka dhe agjentë antiseptikë dhe antibakterialë. Lëngu i limonit ka tendencën për të thatë lëkurën tuaj, prandaj sigurohuni që të përdorni krem hidratant pas përdorimit të tij.

Ja disa nga faktorët që ndikojnë në errësimin e lëkurës:

– Mënyra dhe metoda e gabuar e depilimit. Nëse vëreni se një metodë depilimi ju shkakton errësim, atëherë duhet të provoni një metodë tjetër.
–Veshja e rrobave shumë të ngushta, fërkimi i lëkurës për një kohë të gjatë, do të errësojë lëkurën gradualisht. Vishni pëlhura të lehta dhe që përthithin djersën.
-Duhet të pastroni lëkurën nga qelizat e vdekura, në raste të tilla këshillohet të përdorni një skrub për lëkurën e cila do ta pastrojë atë duke e lënë të butë dhe me shkëlqim.
-Luhatja hormonale është një tjetër arsye përse lëkura  është më e errët në zona të caktuara. Nëse asnjë nga zakonet e mësipërme nuk është përgjigje e problemit tuaj, atëherë me shumë mundësi fajin e kanë hormonet./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?