Zupa, si ta përgatisim në shtëpi

Nga pastiçieri Flugert Muho:

ZupaPërbërësit

  • Ujë 500 gramë
  • Sheqer kokërr, 150 gr
  • Qumësht pluhur 50 gr
  • Vezë, 2 kokrra
  • Niseshte, 50 gr

Përgatitja

  • Vëmë tenxheren në zjarr dhe hedhim në të ujin, sheqerin dhe qumështin pluhur. I përziejmë derisa të bëhen një masa kompakte.
  • Ndërkohë niseshtenë dhe vezën i rrahim në një tas derisa të shkrihen me njëra-tjetrën.
  • Më pas masën e niseshtesë dhe vezës e hedhim në tenxherin që kemi në zjarr dhe vazhdojmë ta përziejmë derisa e gjithë masa të trashet. Duhet të kemi kujdes që të mos bëhet me kokrra.
  • Shijen e zupës e përzgjedhim vetë, mund të jetë kakao apo vanilje, si të keni dëshirë. Gjithashtu, mund t’i hedhim edhe fruta të thata (arra, rrush) ose edhe biskota.
  • E ndajmë në tasa të vegjël e lëmë të mpikset. Më tej, ju bëftë mirë!

Postime të ngjashme

Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Ky snack mund të përshpejtojë ndjeshëm rënien nga pesha, zbulojnë studiuesit
Çfarë është rregulli 30-30-30 dhe si ndihmon në rënien në peshë?
Shtatë zakone të përditshme që mund të dëmtojnë shëndetin e veshkave
Si të ndërtoni një pjatë vërtetë të shëndetshme: Një udhëzues i thjeshtë dhe i bazuar në studime shkencore
Provoni "dietën e portofolit" për nivele më të ulëta të kolesterolit
Dietë me shumë proteina për humbje peshe