1 banane në ditë dhe ja 10 përfitimet shëndetësore që merrni

Përshtati në shqip për “shendeti.com.al”: D.Bardhi

Bananet janë një nga frutat më të shëndetshme. Ato janë të pasura me fibra, vitamina dhe minerale esenciale për trupin.

Ja përfitimet që do të merrni nëse konsumoni 1 banane në ditë:

bananeeeNdihmojnë në tretje: bananja është e pasur me fibra dietike, ajo është efektive në luftimin e dispepsisë, kapsllëkut dhe rregullon lëvizjen e zorrëve.

Kontrollon nivelin e sheqerit në gjak: bananja nëse konsumohet në sasi të moderuar është e këshillueshme edhe për diabetikët sepse mban nën kontroll nivelin e sheqerit në gjak.

Ndalon mangësinë e kalciumit: bananet ndihmojnë kundër humbjes së kalciumit në trup. Ato përmirësojnë thithjen e mineraleve nga kockat dhe dhëmbët duke i bërë ato më të forta.

Rrit energjinë: bananet janë të pasura me fruktozë, kështu që ato rrisin nivelin e energjisë.

Parandalon kancerin e veshkave: me qënë se bananet nxisnin absorbimin e kalciumit në trup, ato parandalojnë formimin e gurëve në veshka, parandalojnë sëmundjet dhe kancerin e veshkave.

Lufton aneminë: bananet janë të pasura dhe me hekur, ato përmirësojnë cilësinë e gjakut dhe luftojnë aneminë.

Mbron nga sulmi në zemër: për shkak të përmbajtjes së lartë të kaliumit dhe përmbajtjes së ulët të natriumit, bananet zvogëlojnë rrezikun e sulmit në zemër.

Luftojë depresionin: bananet kanë nivele të larta të triptofanit, i cili shëndërrohet në serotoninë në trup. Serotonina është një neurotransmetues që kontrollon funksionin e trurit.

Ul inflamacionin: bananet janë të pasura me vitaminë B6 , kjo vitaminë redukton inflamacionin.

Stimulon prodhimin e qelizave të bardha të gjakut dhe përmirëson shëndetin nervor.

Burimi: Mr Healthy Life Vision

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit