Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta
Orizi konsiderohet si një ushqim i lehtë dhe i shëndetshëm! Ja disa këshilla se si të përdorni ujin e mbetur nga zierja e orizit në shërbim të shëndetit tuaj.
Burim i energjisë: Uji i orizit është i lartë në karbohidrate, kështu që i jep trupit tuaj energji të menjëhershme. Organet e njeriut kërkojnë futje të rregullt të karbohidrateve, në mënyrë që të funksionojnë si duhet. Pini një gotë me ujë orizi në mëngjes dhe merrni energji përgjatë gjithë ditës!
Lufton kapsllëkun: Fibrat që ndodhen në ujin ku është zier orizi stimulojnë metabolizmin dhe ndihmojnë tretjen e ushqimit.
Lufton dehidratimin: Kemi humbur shumë ujë në verë, për shkak të temperaturave të larta dhe djersitjes të tepruar. Pini një gotë me ujë orizi për të mbajtur indet e hidratuara.
Infeksionet virale: Uji i orizit parandalon humbjen e ujit dhe shërben më së miri në trajtimin e etheve. Ky lëng rikthen lëngjet e humbura dhe stimulon shërimin.
Lufton diarrenë: Uji i orizit është një ilaç efikas në luftimin e diarresë, tek të rriturit dhe fëmijët.
Një gotë ujë orizi në ditë zvogëlon rrezikun e zhvillimit të kancerit.
Burimi: http://www.healthandhealthyliving.com/


