1 lugë uthull molle në ditë për 60 ditë do të eliminojë disa probleme shëndetësore: Ja cilat

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Uthulla është një nga përbërësit që mund të përdoret në së shumti në kuzhinë. Përveç kësaj, uthulla është cilësuar si një nga elementët natyral që trajton disa probleme shëndetësore për shkak të përfitimeve të shëmta që mbart. Për të qënë më specifik ky përbërës ka veti antiseptike, antimikrobale dhe antifungale, të gjithë këta komponentë mund të rezultojnë mjaft efektiv në trajtimin e disa problemeve shëndetësore.

Futja e një luge uthull në dietën tuaj të përditshme, duke e përdorur atë në sallatra, salca, gatime, apo duke e holluar në ujë do t’ju sillte disa përfitime të rëndësishme në shëndet. Ja disa prej tyre:

1 luge uthull molleËshtë antioksidante e fuqishme: uthulla e mollës është e pasur me antioksidantë të tilla si acidi gal, acidet klorogenik, acidi acetik  etj. Këto antioksidantë janë të dobishëm për të luftuar radikalet e lira në trup dhe për të përmirësuar shëndetin e përgjithshëm.

Ul nivelin e kolesterolit të keq: uthulla e mollës është një mënyrë efikase për të kontrolluar nivelet e kolesterolit në gjak, ajo ul nivelin e kolesterolit të keq dhe ruan nivelin e kolesterolit të mirë.

Kontrollon nivelin e sheqerit në gjak: një numër i madh studimesh kanë treguar se uthulla e mollës ka veti të forta anti-glicemike që e mbajnë nivelin e sheqerit nën kontroll.

Balancon nivelin e aciditetit në stomak: një lugë gjelle uthull e tretur në një gotë ujë mund të balancojë nivelin e aciditetit të stomakut duke parandaluar urthin dhe zbaticën acidike.

Absorbon mineralet esenciale në trup: konsumimi ditor i uthullës në sallarta po salca të ndryshme do të ndihmojnë trupin të absorbojë mineralet esenciale nga ushqimi.

Ndihmon në rënie peshe: acidi acetik i gjendur në uthull përshpejton metabolizmin, parandalon mbajtjen e ujit në trup dhe shmang oreksin.

Është e rëndësishme të dini je uthulla e mollës duhet të jetë e një cilësie shumë të mirë për të marrë të gjitha këto përfitime shëndetësore dhe mbi të gjitha nuk duhet tepruar me konsumimin e saj sepse mund t’ju dëmtojë shëndetin./ Burimi: Healthy Food House

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit