10 këshilla për të rritur aftësinë mendore

Me Mind-Power ju mund të arrini shumë në jetën tuaj. Ia vlen të bësh diçka për të. Dhjetë këshilla nuk janë të mjaftueshme por janë një fillim i mbarë!

Këshilla 1

Vendosni vetes një objektiv trajnimi për Mind-power tuaj. Krijoni një plan veprimi: Cilat janë pikat tuaja të forta që mund të përdorni? Cilat janë pengesat? Çfarë ju nevojitet për të kapërcyer pengesat?

Këshilla 2

Ritualet e stërvitjes ndihmojnë: gjeni një vend të caktuar për stërvitje, një kohë të caktuar të ditës për t’u përfshirë në ushtrime.

Këshilla 3

Sporti ju bën të zgjuar: Për shkak se truri ynë është një rrjet që komunikon me të gjithë trupin dhe të gjitha shqisat e tij, sporti dhe stërvitja janë mënyrat më të mira për të promovuar performancën mendore dhe janë një ekuilibër i mrekullueshëm ndaj sforcimit mendor.

Këshilla 4

Para detyrave të vështira mendore: mobilizoni trurin përmes lëvizjes. Ushtrimi i butë i qëndrueshmërisë rrit rrjedhjen e gjakut në zona të ndryshme të trurit me rreth 20%. Stërvitja intensive rrit qarkullimin e gjakut me rreth 30%.

Këshilla 5

Aftësia për t’u përqendruar ka kufij: Mos u përqendroni më shumë se 45 minuta në të njëjtën gjë. Bëni një pushim, pastaj vazhdoni.

Këshilla 6

Praktikoni ndryshimin nga përqendrimi në relaksim: për shembull përmes relaksimit progresiv të muskujve.

Këshilla 7

Nëse nuk praktikoni, harroni: trajnimi i kujtesës nuk është vetëm për nxënësit dhe studentët. Ndërsa plakemi, fillon të degradojë pjesa e trurit që ruan kujtesën. Kjo është arsyeja pse ushtrimet e kujtesës janë veçanërisht të rëndësishme për të moshuarit.

Këshilla 8

Dilni në natyrë Pavarësisht nëse jeni duke ecur në park ose duke vrapuar me nëpër pyll, duhet të dilni në ajër të pastër.

Këshilla 9

Një nga metodat më të mira të rikuperimit mendor është gjumi i rehatshëm. Trupi dhe mendja përshtaten ngadalë me të. Prandaj kaloni në modalitetin e relaksimit nga ora 20:00 dhe zbrisni nga performanca e lartë, stresi dhe detyrat e vështira.

Këshilla 10

Zbuloni diçka të re: Alternoni ushtrimet dhe përballuni gjithmonë me sfida të reja.

Përshtati në shqip: Marsida Bregasi / Burimi: https://www.gesundheit-aktuell.de/artikel/zehn-tipps-zur-steigerung-der-geistigen-fitness.html

Postime të ngjashme

5 ushqime që mund të bëhen të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet
Gjashtë këshilla të provuara shkencërisht për një tru të shëndetshëm
 Nga bananet te çokllata e zezë, 6 ushqime që ulin nivelet e stresit
Çfarë i bën kafja trupit dhe sa zgjat efekti i saj
Studimi i ri: Dieta me bazë bimore ul rrezikun e demencës
6 përfitimet e panxharit
Lëngu i panxharit ndihmon në uljen e tensionit? Ja çfarë thonë mjekët
Pse uthulla e mollës nuk duhet të mungojë në dietën dhe jetën tuaj të përditshme?