10 përdorime të pabesueshme të aspirinës

Përshtati në shqip për Shëndeti Online dhe gazeta “Shëndet+”: Blertina Koka

Keni menduar ndonjëherë nëse aspirina mund të përdoret për ndonjë gjë tjetër, përveç lehtësimit të dhimbjeve dhe uljes së temperaturës? Epo, ky ilaç i zakonshëm ka disa përdorime që shumica prej jush mund të mos i dinë. Bright Side ka zbuluar 10 gjëra të mahnitshme që aspirina mund të bëjë për ju.

Ndihmon për heqjen e akneve dhe puçrrave

Aspirina ndihmon për heqjen e akneve falë vetive të saj anti-inflamatore. Copëtoni 2-3 kokrra aspirinë dhe përzieni me lëng limoni. Aplikojeni atë në pjesën ku keni puçrra dhe lëreni për pak minuta para se ta lani.

Kujdes! Mos e përdorni këtë pastë para ekspozimit në diell.

Ndihmon në rastet e pickimit nga mushkonjat

Aspirina mund të ndihmojë gjithashtu në çënjtjen dhe lehtësimin e kruajtjeve të shkaktuar nga pickimi i mushkonjave. Shtypni një aspirinë në një lugë gjelle me ujë dhe aplikojeni atë tek pjesa e kafshuar, duke e mbajtur për pak minuta.

Heq njollat në lëkurë

Aspirina përmban një ingredient që përdoret gjerësisht në kremrat për lëkurë. Përzieni 7 kokrra aspirinë me 3 lugë gjelle kos dhe 1 lugë gjelle mjaltë. Aplikojeni maskën në fytyrë dhe mbajeni për 15 minuta. y Ky trajtim do ta bëjë lëkurën tuaj më të shndritshme dhe të butë. Kjo përzierje ndihmon gjithashtu në reduktimin e shenjave dhe njollave dhe parandalon bllokimin e poreve.

Largon zbokthin

Për të shpëtuar nga zbokthi, i cili nuk është vetëm një problem estetik por shkakton edhe kruajtje të skalpit të kokës, lajini flokët me shampo të përzier me 2 kokrra aspirina të shtypura.

Vepron si një pastrues

Aspirina është një pastrues i shkëlqyer i qelizave të vdekura të lëkurës. Përveç kësaj, ajo ndihmon për të hequr yndyrën e tepërt dhe për të zvogëluar madhësinë e poreve të lëkurës. Vetëm përziejeni atë me ujë dhe të lëreni për disa minuta. Nëse keni lëkurë të ndjeshme, të zbatohet me kujdes për të shmangur acarimin e lëkurës.

Eliminon kallot e këmbëve

Aspirina ndihmon në zbutjen e thembrave dhe heq lehtësisht lëkurën e vdekur. Thërrmoni 7 aspirina dhe shtoni gjysmë lugë gjelle lëng limoni për të formuar një masë homogjene. Aplikoni përzierjen tek thembrat e këmbëve dhe mbulojini me një leckë të ngrohtë. Lëreni për 10 minuta, dhe pastaj të pastroni me një pecetë të butë zonën ku është aplikuar kremi.

Riparon flokët e dëmtuar

Flokët tuaj mund të përfitojnë gjithashtu nga përdorimi i aspirinës. Për flokë të shëndetshëm dhe me shkëlqim, thërrmoni disa aspirina në një gotë me ujë të ngrohtë dhe të aplikojeni në flokë të larë. Lëreni për rreth 15 minuta, dhe pastaj shpëlajini flokët.

Heq njollat e djersës nga rrobat tuaja

Aspirina gjithashtu shërben për t’u dhënë jetë të re rrobave tuaja. Aplikoni një kokërr aspirinë tretur në ujë të ngrohtë tek njollat e djersës në rroba, dhe lëreni gjatë gjithë natës. Më pas, lajini rrobat tuaja si zakonisht dhe gëzojuni rezultatit.

Zgjat jetën e luleve

Për të bërë që lulet natyrale të jetojnë më gjatë, shtoni një tabletë të grimcuar aspirina në ujin e vazos ku i keni vendosur. Ky truk funksionin veçanërisht për trëndafilat, duke i bërë ata të jetojnë më të gjatë dhe në gjendje të mirë.

Për pastrimin e vaskës

Shtypni 5 kokrra aspirinë dhe përziejini me solucionet për pastrimin e tualetit. Spërkatni me të të gjithë vaskën dhe lëreni për një orë. Më pas mund të hiqni të gjitha papastërtitë me anë të një cope dhe ujë të bollshëm.

Burimi: Bright Side / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin
Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
5 ushqime që mund të bëhen të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet
Gjashtë këshilla të provuara shkencërisht për një tru të shëndetshëm
 Nga bananet te çokllata e zezë, 6 ushqime që ulin nivelet e stresit
Çfarë i bën kafja trupit dhe sa zgjat efekti i saj
Studimi i ri: Dieta me bazë bimore ul rrezikun e demencës