10 përfitimet shëndetësore të lëngut të karotës

Përshtati për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

karota

1. Burim i fibrës: Karota është e pasur me fibër dhe ndihmon metabolizmin.

2. Është e mirë për mëlçinë: Karota redukton yndyrën në mëlçi dhe ndihmon në detoksifikimin e trupit.

3. E pasur me vlera ushqyese: Karota është e pasur me magnez, zink, mangan, fosfor dhe vitaminat A, C, E dhe K.

4. Kundër kancerit: Karota është e pasur me vitaminën E, që pengon rritjen e qelizave kancerogjene.

5. Ka pak kalori: Karota ka shumë pak kalori, duke ndihmuar kështu në kontrollin e peshës së trupit.

6. Forcon kockat: Karota është e pasur me vitaminën A, e cila përmirëson shikimin dhe forcon kockat.

7. Mban zemrën të shëndetshme: Sasitë e shumta të kaliumit ndihmojnë në kontrollin e kolesterolit dhe janë të mirë për shëndetin e zemrës.

8. Antioksidues: Karota është e pasur me vitaminat A dhe C, të cilat janë antioksidues shumë të mirë.

9. Lufton stresin: Duke qenë se është e pasur me minerale dhe vlera ushqyese, karota shërben si ilaç bimor. Ajo rigjallëron trupin dhe mendjen.

10. Kundër inflamacionit: Karota parandalon inflamacionin kronik, si artritin.

Burimi: Cure Joy / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit