10 rrugët më të rrezikshme në botë

Përgatiti për shendeti.com.al: E.B

Këto janë 10 rrugët më të rrezikshme, ku eksperienca e udhëtimit nuk krahasohet me asgjë tjetër. Disa të ndërtuara me dorë, disa plotësisht të fshehura nga uji apo shkëmbinjtë, ja cilat janë ato:

Zoji La, Indi

Ladakh dhe Kashmir lidhen nga kjo rrugë 9 kilometërshe. Në krye të saj kjo rrugë është shumë  e ngushtë, edhe pse në të duhet të shkëmbehen dy makina, pa marrë parasysh se aty duhet të kalojnë edhe bagëtitë.

Transfăgărășan, Rumani

Kjo rrugë ndodhet në malet Karpate. Ajo arrin një lartësi prej 2034 metrash dhe është rruga më e lartë në Rumani. Transfăgărășan është e njohur për pamjet e saj të mrekullueshëm dhe rrezikun që bart.

Autostrada Dalton, Alaskë

Autostrada e Dalton është më e izoluara në botë. Ajo është 666 kilomtera e gjatë, dhe lidh vetëm 3 fshatra të vegjël. Kjo rrugë konsiderohet edhe si autostrada më e ngrirë në botë.

Khardung La, Indi

Sipas zyrtarëve vendorë, kjo rrugë është 5602 metra e gjatë. Rekordet Guinness dhe National Geographic e kanë njohur Khardung La si rrugën më të gjatë në botë.

Rruga Yungas, Bolivi

Kjo rrugë është një nga më të rrezikshmet në botë. 200-300 persona në vit humbin jetën duke kaluar këtu. Në njërin krah të saj gjenden malet, ndërsa në tjetrin shkëmbinj një mprehtë. Është e frikshme të mendosh të kalosh me makinë në këtë rrugë

Rruga e Oqeanit Atlantik, Norvegji

Rruga e Oqeanit Atlantik lidh fshatra të vegjël në breg të oqeanit. Është një nga rrugët më të frekuentuara nga turistët, pasi pamjet e saj të lënë pa frymë.

Tuneli Guoliang, Kinë

Tuneli Guoliang është ndërtuar nga banorët vendas. Një rrugë që kalonte mes përmes malit ishte e vetmja mënyrë komunikimi mes fshatit dhe pjesës tjetër të botës. Më vonë qeveria ndërtoi një tunel me gjatësi prej 1200 metrash për të ndihmuar vendasit me transportin.

Le Passage du Gois, Francë

Kjo rrugë është e kalueshme vetëm disa orë në ditë. Rruga zhytet në det pjesën tjetër të ditës. Përpara se të hysh në rrugën me gjatësi prej 4,5 km, duhen lexuar tabelat orientuese, përndryshe makina juaj mund të zhytet në ujë nga batica.

Rruga e maleve Tianmen, Kinë

Kjo rrugë është 10 kilometër e gjatë dhe ka 99 kthesa. Duhet të kesh vërtetë nerva çeliku që të kalosh me sukses në këtë rrugë.

Col de la Bonette, Francë

Ky kalim i rrezikshëm nëpër mal ndodhet në lartësinë 2000 metra në alpet franceze, në kufi me Italinë. Kjo rrugë ka kthesa të pjerrëta dhe të papritura.

 

Postime të ngjashme

Ja pijet dhe ushqimet më të mira që mund t’i konsumoni çdo ditë në verë
A e dini se mpiksja e gjakut ndodh me shpesh te njerëzit e gjatë?
Intervista/ Vizitat tek mjeku, ushqyerja dhe presioni ‘online’ për vitamina, pediatrja Sheme orienton si duhet të sillemi në raport me fëmijët
Mjekja psikiatre tregon se si e nisin konsumin e drogës të rinjtë, ndryshimet fizike dhe psikologjike tek përdoruesit
Raport/Autonomia spitalore, sfidat dhe prioritetet në kontekstin shqiptar
Vuani nga infeksionet e sinusit? Ja disa metoda natyrale që do t’ju vijnë në ndihmë
Shoqëroi të ëmën 17 ditë te Onkologjiku, dëshmia e trishtë e vajzës: Aparaturat mungojnë
A e dinit që pesha ideale llogaritet nëpërmjet gjatësisë? Ja si mund ta llogarisni peshën ideale (Femrat)