Sipas sondazheve të viteve të fundit, rreth 1/3 e njerëzve në mbarë botën janë mbipeshë. Në 30 vitet e fundit numri i njerëzve mbipeshë është rritur ndjeshëm. Po të kthehemi në vitin 1980, numri i njerëzve mbipeshë ishte rreth 857 milion, ndërsa në 2013 ishte 2 miliardë. Sipas studimeve mendohet se ky numër çdo dekadë mund të rritet me 1/3.
“Global Burden of Disease” ( “Barra Globale e Sëmundjeve”), publikoi rezultatet e studimeve të financuara nga Fondacioni Bill & Melinda Gates, ku shpalosen 10 kombet me më shumë njerëz obezë në botë:
- SHBA: 78 milionë njerëz

- Kina : 46 milionë njerëz
- India: 30 milionë njerëz
- Rusia: 28 milionë njerëz
- Brazili : 22 milionë njerëz
- Meksika: 20 milionë njerëz
- Egjipti: 18 milionë njerëz
- Gjermania: 16 milionë njerëz
- Pakistani: 14 milionë njerëz
- Indonezia: 11 milionë njerëz
Vetëm se, nëse këto shifra do të përktheheshin në përqindje në raport me popullsinë, atëherë lista do të ishte e tillë:
- SHBA: 24.2%
- Egjipti: 20.2%
- Gjermania: 19.7%
- Rusia: 19.4%
- Meksika: 16.4%
- Brazili: 10.7%
- Pakistani: 6.7%
- Indonezia: 4.2%
- Kina: 3.28%
- India: 2.30%
Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi


